Berisha uron të përzgjedhurin e tij për fitoren; por a mund të përçahet PD-ja?

Postuar në 23 Korrik, 2013 04:44

I përzgjedhuri i tij fitoi, ashtu siç Berisha e kishte parashikuar që në ditën kur dha dorëheqjen nga Partia Demokratike, e ndoshta kohë më parë, kur e përgatiste beniaminin Basha që t’i zinte vendin një ditë. Pas fitores së thellë që Basha realizoi ndaj Olldashit në zgjedhjet e brendshme të PD-së, me mbi 80 për qind të votave, kryeministri Sali Berisha ka postuar një mesazh urimi në Facebook: “Të dashur miq, ju ftoj të urojmë të gjithë së bashku suksese më të mëdha kryetarit të ri të PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me një mbështetje plebishitare nga anëtarësia e PD. Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri dhe që i ka bërë shërbime të çmuara PD, vendit dhe kombit të tij. Ju ftoj të punojmë fort e me përkushtim nën udhëheqjen e liderit tonë për një fillim të ri e të fuqishëm të PD, vendimtar për fitoren e ardhshme të saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë!”.

Asnjë fjalë pra, për kandidatin tjetër, Sokol Olldashi, që i dha legjitimitetin e nevojshëm garës. Ndërkohë, media shkruan se PD-ja mund të jetë në prag të një përçarjeje dhe shumë prej atyre që nuk e gjetën veten në lista mund të shohin si alternativë Frymën e Re Demokratike. Deputeja Mesila Doda ka qenë një nga mbështetëset e Olldashit që e ka kritikuar ashpër procesin zgjedhor. Nga ana tjetër, flitet se Arben Imami mund të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, kurse Majlinda Bregu do të mbajë postin e nënkryetares.

 

R.K

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ju gazetaret medioker jeni fajtore po kaq sa berisha per lemshet e jona. Ti thua legjitimet. Po ku dreqin e pe legjitimitetin? Ti thua frd? Po pse ore a beri gje frd zgjedhje me te ndershme? Kaq inat i keni zgjedhjet?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.