Pasaportat e fëmijëve shqiptarë, “Athinën” e njeh Kakavija, jo Kapshtica!

Postuar në 12 Gusht, 2013 09:12

Marrëveshja e arritur një ditë më parë me palën greke, që të njihen në kufi pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Athinë (përjashtohen të tjerët, “provincialët”), një zgjidhje e pjesshme dhe e përkohshme për problemin e toponimeve, vleka vetëm për Kakavijën. Gazeta Shekulli njofton se dogana e Kapshticës ka shfaqur sërish probleme në lidhje me kalimin e këtyre fëmijëve. Sot një tjetër familje shqiptare nuk është lejuar të kalojë kufirin, për shkak të shkrimit të toponimeve të vendlindjes së fëmijëve në pasaportat e tyre. Dhe ç’ndodh?

Autoritetet doganore u bëjnë apel familjeve shqiptare që të shmangin pikën kufitare të Kapshticës, dhe të drejtohen drejt Kakavijës, për të shmangur problemet, pasi në pikën kufitare të Gjirokastrës nuk ka kufizime për vendlindjen e fëmijëve. Pra, pakti ishte jo vetëm për një qytet, por edhe për një pikë kufitare. Nga kjo pikë mund të kalojnë pa hasur problemin e toponimeve, të gjithë emigrantët deri në fund të muajit gusht. Marrëveshja u arrit pas një takimi mes drejtorit të kufirit të Gjirokastrës Admir Abrija dhe homologut e tij grek. Kështu si shkoi puna, pse nuk bën një marrëveshje më vete dhe drejtori i Kapshticës?

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.