Një hulumtim për mbajtjen e shamisë nga myslimanet. Shumica mendojnë se duhen mbuluar vetëm flokët, jo fytyra

Postuar në 09 Janar, 2014 10:51

Shamia e përdorur nga gratë myslimane ka provokuar shpesh debate në Perëndim, sidomos për mbajtjen e tyre në mjedise publike si shkollat. Në fakt shamia dhe mbulimi i fytyrës është një nga ato elementë simbolikë që ndikojnë në forcimin e stereotipave për myslimanët. Gjithsesi një studim i kryer nga Instituti i Hulumtimeve Sociale në Universitetin e Miçiganit në SHBA ka arritur në konkluzionin se shumica e myslimanëve mendojnë se gratë nuk duhet të mbulojnë fytyrën, por vetëm flokët. Gazeta “Koha Ditore” ka sjellë një pjesë nga studimi i cili është përqendruar në shtatë vende të dominuara nga popullsi myslimane si Tunizia, Turqia, Libani, Arabia Saudite, Iraku, Pakistani dhe Egjipti. “Pjesëmarrësve u janë prezantuar gjashtë fotografi me lloje të mbulesave tek femrat (fotografia lartë) dhe ishin pyetur: “Cila nga këto femra është e mbuluar më mirë në përshtatje të vendeve publike?” Shumica e të anketuarve zgjodhën femrën me numrin 4, e cila është ka mbuluar flokët dhe veshët por jo fytyrën. Sauditët preferonin opsionin e dytë, që mbulonte gjithë fytyrën përveç syve të femrës. Por disa nga rezultatet ishin në kundërshtim me praktikat e zakonshme që kanë aplikuar shtetet e tyre”, shkruan “Koha Ditore”. Në një farë mënyre ky hulumtim flet për kontestimin që një pjesë e popullsive myslimane kanë për disa prej zakoneve të mbetura në këto shoqëri. Instituti mendon se këto janë shenja që njerëzit orientohen drejt vlerave të lirisë, duke vëzhguar kështu një proces evoluimi edhe në botën myslimane e parë përgjithsësisht si tejet konservatore.

Më shumë: http://koha.net/?page=1,16,171620

s.z

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Shamia mbi fytyren e femres eshte burgosje, poshterim!!!

Submitted by a.b's (not verified) on

Sipas llogjikes tuaj, edhe mua me lind e drejta te them se mos pasja e shamise ne fytyren e femres eshte "kurveri"

Sigurisht qe eshte llogjike pa llogjike :P

Lereni secilin te mbulohet ose zbulohet sipas deshires. "Cultural diversity" - aa ju thote gje ky togfjalesh???

Submitted by Dashi (not verified) on

Mbulimi per efekt fetar ne fakt vetem mbulimin e kokes parashikon. Mbulimi i gjithe fytyres, rroba e zeze etj., jane shprehje kulturore te vendeve ne fjale, si Arabia Saudite, Pakistani,  te cilat me pas te paditurit ia veshin Islamit.

Submitted by Antiteza (not verified) on

Po Nene Terezen persegjalli kush e burgosi?! E  per me tej, pse nuk dolen te gjallet çlirimtare ta çburgosnin, kur aq shume e deshen/m?!

Submitted by Aron (not verified) on

Perendi, cfare hendeku ekziton midis qyteterimit perendimor dhe atij islam. Ne perendim po shfaqet hapur nje "alergji ndaj brekeve" dhe tendenca eshte per ti  hequr nga perdorimi. Aktualisht  ato konsiderohen nje mall me qarkullim te ngadalshem. Kures ne lindje diskutojne per  llojin e perces qe duhet mbajtur...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.