Historia e miqësisë së vërtetë: Si i ndihmuan të rinjtë shqiptarë Serbinë

Postuar në 24 Maj, 2014 11:42

Populli i Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë miqësi edhe pse për disa vite pasi një marrëdhënie të mirë kur vendet drejtoheshin nga Tito dhe Hoxha.

Një lexues i të përditshmes serbe, “Blic”, Dejan Markoviç, donte të ndante me lexuesit një histori për të treguar sesi të rinjtë në Shqipëri u organizuan për të ndihmuar Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, të cilat u prekën nga përmbytje masive. E përditshmja publikoi një pjesë të letrës së tij.

“Serbia u përball me katastrofën më të madhe natyrore në historinë moderne. Uji jo vetëm përmbyti shtëpitë, por mori edhe jetën e shumë njerëzve. Në një seri ngjarjesh për heronj dhe situata të pabesueshme jetësore, besojeni ose jo, u ndërtua një urë. Ura nuk u ndërtua nga guri ose hekuri, por nga miqësia e të rinjve nga Serbia dhe Shqipëria. Miqësia që vendosi të shkatërronte të gjitha kufijtë, përveç të gjitha pengesave politike, përveç propagandës."

“Unë jam i vetëdijshëm se ka një sërë barrierash të tjera midis serbëve dhe shqiptarëve. E di se shumë ujë do të rrjedhë para se pasionet e Ballkanit të qetësohen dhe para se të mësojmë të jetojmë në paqe. Por shpresoj se, sa për sot, pasi të lexojnë këtë tekst, shumë njerëz do të vendosin të ruajnë dhe të përdorin urën që ndërtuam unë, Eni dhe Besmiri. E di që gjërat nuk mund të zgjidhen me lehtësi. Para se të më gjykoni ose të më quani një tradhtar të popullit serb, kuptoni që njerëzit janë njerëz, pavarësisht se nga vijnë. Mos e lejoni veten të urreni ose të dashuroni një komb, bazuar në pak individë. Duajini ose shpërfillini ata njerëz, por mësoni të jetoni në paqe dhe të ndërtoni miqësi. Nuk ka të ardhme për ne në Ballkan, nëse ne nuk e ndërtojmë së bashku.”

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=47673&kat=109

S.S

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Bravo rinisë sonë kjo tregon se kemi shance të bëhemi të përparohemi se kur ke ndjenja njerzore ska se si të ndodhë ndryshe përshëndetje rinisë sonë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.