Ndahet Ariana Grande dhe Big Sean! Ja arsyeja e zënkave të tyre!

Postuar në 20 Prill, 2015 13:52

Pas vetëm tetë muajsh bashkë, Ariana Grande dhe rreperi Big Sean i dhanë fund lidhjes. Përfaqësuesi i tyre tha për mediat:’Ata të dy interesohen së tepërmi për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë të jenë miq shumë të mirë. Me mirësjellje kërkojmë që media të respektojë dëshirën e tyre për privatësi .’

 

Ndërkohë që një burim ka shtjelluar edhe më tej vendimin e Ariana Grande dhe Big Sean për të ecur në rrugë të ndara, teksa shton:’Ata janë ndarë për shkak të konflikteve të shumta që kishin rreth axhendave të zëna me turet e koncerteve. Vitin e ardhshëm të dy do të qëndronin larg  njëri-tjetrit sepse kanë koncerte në vende të ndryshme.’

 

Reagim ka patur edhe nga ana e 27-vjecarit Big Sean, në rrjetin social Twitter i cili i dedikoi disa rreshta Arianës:’Thjesht dije që të dua dhe kujdesem për ty.’/E.B

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.