credins
Data sot është 20-05-2013, ora 09:31
Ndaje |

Rreth Nesh

Misioni

Respublica.al është një website jo informativ me përmbajtje politiko-kulturore. Përsa i takon frymëzimit ideologjik e doktrinor, ky website është liberal-progresist, por kjo s’do të thotë se ne përjashtojmë apriori shkrime që kanë një frymëzim tjetër politik e kulturor. Nëse shkrime të tilla synojnë të bëjnë një provokim intelektual, apo të hapin një debat të rëndësishëm, ato janë të mirëpritura.

Në këtë website publikohen shkrime, analiza, komente, opinione, përsiatje, vëzhgime, e kuturisje të ndryshme të një natyre më gazetareske, mbi çështje kombëtare e globale. Për mesazhet dhe përmbajtjen e shkrimeve janë përgjegjës vetë autorët.

Funksionimi

Website-i www.respublica.al është i hapur për të gjithë. Kushdo mund të dërgojë shkrime në adresat tona online e offline, por publikimi i tyre nuk është i garantuar. Përveç kësaj, ne nuk marrim përsipër të paguajmë honorare për shkrimet që publikohen (përjashtohen në këtë mes bashkëpunëtorët e kontraktuar).

Rifreskimi i përmbajtjes bëhet vazhdimisht, por jo çdo ditë e jo tërësisht.

Statusi ynë

Website-i www.respublica.al publikohet nga organizata jo fitimprurëse “Res Publica”, e themeluar dhe e drejtuar nga Mustafa Nano, dhe e regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.