Uilli Smith dhe Xhada, një nga çiftet më të dashuruar të Hollivudit, para dyerve të divorcit

Postuar në 03 Gusht, 2015 23:13

Pas zërave që prej vitesh përfliten, këtë herë ndoshta me të vërtetë ka përfunduar historia e dashurisë midis aktorit Uill Smith dhe Xhada Pinket. Sipas sajtit “RadarOnline”, çifti pas 17 vitesh martesë ka arritur një marrëveshje për një divorc milionash: 240 milion dollarë pasuri për t’u ndarë midis dy aktorëve. Sipas një të afërmi të dy personazheve, kjo deklaratë zyrtare për divorcin do të ndodhë në fund të kësaj vere.
Martuar në vitin 1997 dy aktorët kanë dy fëmijë, Xhadën dhe Uillou, 17 dhe 14 vjeç. “RadarOnline” raporton që sipas një burimi të tij, çifti është lodhur së mbajturi gjallë dhe të lumtur lidhjen. Në vitin 2013 u përfol edhe për një lidhje jashtë martesore mes ish “Princit të Bel Air” me një kolege të tij Margot Robi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.