Agim Krajkën, një emër që i asocjohet natyrshëm Festivalit të Këngës në RTSH, nuk e mban vendi kur flitet për situatën, ku është katandisur vetw Festivali. “Festivalit i ka mbetur vetëm emri Festival. Është kthyer në një ekspozitë vajzash të bukura, shalësh e vithesh… Unë do ta kisha për turp të merrja pjesë në një Festival të tillë, ku këngët i bëjnë ndryshe: gjej një CD, paguaj ca lekë, bëj ca prova dhe fute në festival”, thotë kompozitori i njohur shqiptar në një...
Historiani gjerman, Peter Bartl u nderua në Tiranë me çmimin "Medalja e Mirënjohjes" nga Presidenti i Shqipërisë. Në mungesë të prof. Bartl-it medaljen e mori në dorëzim nga kryetari i shtetit, kolegu i tij, shefi i katedrës së albanologjisë në Mynih, Bardhyl Demiraj, për t'ia dorëzuar të dekoruarit në një ceremoni në universitetin e Mynihut. Bartl, për dhjetëra vite me rradhë ka bërë hulumtime e studime historike për Shqipërinë, mes të cilave, së fundi "Albania Sacra...
Koalicioni i qendrës së majtë në pushtet i Rumanisë ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës. Me më shumë se 80 për qind të votave të numëruara të hënën, Bashkimi Social-Liberal udhëhequr nga kryeministri Viktor Ponta ka fituar rreth 60 për qind të votave, duke mundur Aleancën e së Djathtës të Presidentit Traian Bashesku. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që mbikqyri votimin, thotë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe se nuk u zbulua ndonjë mashtrim.
Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare e shqiptare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë. Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulltani i Madhërishëm”. The Foreign Policy shkruan për rrethanat që po nxisin ndalimin e transmetimit në telenovelës, sezoni i tretë e së cilës ndiqet nga diku 150 milionë...
Kryeministri 68 vjeçar i Shqipërisë dje në mbledhjen e grupit të deputetëve të tij me atë stilin e njohur të “më thanë” e “i thashë” ka folur sërish për një “komplot apo puç” që sipas tij është përgatitur në një ditëlindje. (nuk e thotë por fjala është për ditëlindjen e Preç Zogajt). Tha Berisha ndër të tjera:
“...Më duhet t’ju rrëfej një “darkë të gabuar”, që ka ndodhur 5 ditë më parë, tek Rozafa, te kazinoja. Aty...
Tre ligjet dhe zgjedhjet parlamentare të 2013 do të vijojnë të mbeten çështjet kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat. Një fakt i tillë është theksuar në draftrezolutën që do të trajtojë nesër Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së. Kështu, presidenca qipriote ka bërë të ditur se draft-konkluzioni nuk ka hasur në asnjë kundërshtim nga ambasadorët e përhershëm të shteteve anëtare, ndaj pritet që të ruajë këtë formë në versionin përfundimtar:
Greqia po tenton në hapësirën nënujore rezerva gazi natyror të barabarta me 107% të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. Sipas një raporti të publikuar nga banka gjermane, Deutche Bank, mund të gjenden 3,5 trilionë metra kub gaz, që e konvertuar në vlerë monetare është 427 miliardë euro, ndërsa fitimi i pastër për Greqinë do të mund të ishte 214 miliardë euro, më shumë se sa gjithë PBB vjetor i Greqisë i marrë së bashku.
Deutche Bank vlerëson se të ardhurat e para nga...
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha u mburr se projektbuxheti i aprovuar në parim nga mazhoranca fokusohet në hapjen e dhjetra mijë vendeve të reja pune, nëpërmjet investimeve që parashikohen të bëhen. Dhe e menjëhershme ka qenë qesiëndisja në Tweeter e Ramës ndaj Berishës: “Parafytyrojeni një kryeministër në Bashkimin Europian që thotë: ‘Ne krijojmë vende pune të padukshme, që mund t'i shihni vetëm përmes meje!’"
Sot në Oslo (Norvegji) u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimit Nobel për paqen Bashkimit Europian. Në përfaqësi të BE-se mbajti fjalimin presidenti i Këshillit Europian, belgu Herman Van Rompuy, ndërkohë që ishin të pranishëm edhe presidenti i Komisionit Barroso dhe ai i Parlamentit Europian Martin Schulz. “Dua të lavdëroj europianet që kanë ëndërruar një kontinent paqësor dhe ata që e kanë bërë këtë ëndërr realitet. Paqja pas Luftës së Dytë Botërore nuk do ishte kaq e gjatë pa BE-...
Gjykata e Lartë pushoi sot çështjen "Gërdeci" ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata tha sot se vepra penale për të cilën akuzohet Mministri Mediu është amnistuar dhe si rezultat çështja do të pushohet. Ministri aktual i Mjedisit, Fatmir Mediu përfitoi nga amnistia e miratuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. E bukura vjen pas kësaj. Janë mbrojtësit ligjorë të ministrit Mediu që kërkuan po sot vazhdimin e gjykimit të çështjes dhe...
Berisha ka mbajtur një fjalim gjate ceremonise se perurimit te shtatores se ish-deputetit te PD Azem Hajdari, e ngritur ne sheshin “Demokracia”, ne Qytetin Studenti. Pjesë nga fjalimi mund të gjenden në mediat e ditës. E përditshmja DITA ka botuar krahas këtij fjalimi, edhe një fjalim tjetër të Berishës, botuar në RD kur Hajdari protestonte ndaj Berishes, gusht 1995. Dhe ja c'ka thënë:
“Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i...
Armiqësitë e muajit të kaluar në Gaza dukeshin si përsëritje e historisë. Bota sërish ishte dëshmitare e dhunës së përgjakshme dhe të pakuptimtë midis Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë, këtë herë, gjërat nuk kanë qenë ashtu si janë dukur, sepse Lindja e Mesme ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë dy vjetëve të fundit. Epiqendra politike e këtij rajoni të trazuar është zhvendosur nga konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve - drejt Gjirit Persik. Drejt luftës për zotërim rajonal ndërmjet...
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez u nis sot përsëri për në Kubë për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale pas ripërtëritjes së kancerit. Para se të nisej ai emëroi nën presidentin si pasardhës të tij, në rast se sëmundja e detyron të largohet nga posti. Zoti Chavez, i cili u rizgjodh në detyrë në muajin tetor, pranoi seriozitetin e sëmundjes së tij gjatë një fjalimi që mbajti dje vonë në televizion. Ai tha se nënpresidenti Nicolas Maduro do të marrë pushtetin nëse ai do të ishte i paaftë...
Komentatorët politikë italianë dhe të huaj mendojnë se dorëheqja e Berluskonit një vit më parë u vendos nga tregjet ndërkombëtare dhe nga izolimi diplomatik. Edhe pse shumica parlamentare e djathtë ishte solide dhe e gjerë, Berluskoni u detyrua të largohej nga qeverisja e vendit sepse Italia e zhytyr në borxhe nuk kishte më mundësi për të vazhduar huazimin falë përqindjes së lartë të interesit që kreditorët i kërkonin.
Të premten pasdite, Partia e Popullit të Lirisë (Pdl) vendosi të...
Kreshnik Spahiu, kreu i kuqezinjve ka deklaruar në Elbasan se Shqipëria po mbetet jashtë BE për shkak të Berishës, të cilin e ka etiketuar “krokodilin e politikës shqiptare”. Pozicioni i Spahiut dhe forcës së tij ëshët i njohur prej kohësh, i ri është etiketimi “krokodil” dhe leximi që i bën Spahiu mesazhit të Europës në mos-dhënien e statusit për Shqipërinë, ndërkohë që dhe Serbia e merr.
“22 vjet më parë miliona shqiptarë thërrisnin ‘E duam...
Instituti i Statistikave ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi, dhe Top Channel ka arritur të sigurojë shifrat e dy aspekteve më të debatuara të censusit: feja dhe etnia. Kështu, nga të dhënat që do të publikohen (dt 13), rezultojnë shqiptarë 83 për qind e të pyeturve, grekë janë deklaruar 0.87, ndërsa 0.2 për qind janë shprehur se kanë kombësi maqedonase.
Ndërkohë, rezultate e reja flasin për përmbysje të raportit të komunitetit katolik me atë ortodoks, në...
Ramush Haradinajn, pasi u shpall i pafajshëm në Gjykatën e Hagës, e kanë pritur si hero në Prishtinë, dhe e gjithë kjo haré zyrtare u interpretua me faktin që shfajësimi i Haradinajt nxjerr të pandotur luftën e kosovarëve kundër regjimit të Millosheviçit. Atë e priti Thaçi, ai mbajti një fjalë në parlament, atë do ta presë Berisha në Tiranë, ai pret të zgjidhet kryeministër i Kosovës pas një rokade që do të kryhet mes Presidencës e Kryeministrisë.
“Drita jo, punësim jo, gruan pa punë. Kam djalin 25 vjeç me shkollë, e pa punë. Kam tjetrin po me shkollë e pa punë. Kam nusen e djalit pa punë. Të tërë pa punë…Edhe buka thatë nuk na del. Jam demokrat që në ’91”- shprehet Selim Hasa nga Tropoja, cituar nga Panorama.
Fraza i është thënë Edi Ramës gjatë takimeve me disa nga bizneset e vogla të zonës Paskuqanit, nga një prej biznesmenëve të takuar prej tij.
Fraza rrëfen gjendjen e biznesit të vogël, dhe e...
Sa e si do ndikojë rritja e nivelit të borxhit publik? Diçka mund të kuptohet përmes deklaratave të politikanëve e specialistëve të ekonomisë:
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu komentoi nga Elbasani edhe vendimin e qeverisë për heqjen e limitit të borxhit, duke theksuar se juridikisht ky venim përbën një cenim të sovranitetit të vendit. (cituar nga SHekulli)
Ben Blushi: “Në 23 qershor janë zgjedhjet, nuk ka qeveri që...
Çdo vit redaktorët e The Guardian dhe lexuesit emërojnë dhe votojnë për personin që ata e konsiderojnë të jetë më i rëndësishmi dhe që ka bërë më shumë lajm për vitin. Këtë vit fitues ishte Bradley Manning, i ndjekur nga Malala Yousafzai.
Në përgjigje të sugjerimeve dhe ideve nga redaktorët dhe stafi, The Guardian u kërkoi lexuesve të emërojnë Njeriun e tyre të Vitit për 2012.
Sugjerimet përfshinë çdo gjë, që nga heronjtë shkencorë deri tek Psy Gangnam Style.
Arrestimi me burg 40 ditë për Paro Laçin, një prej pronarëve të Partizanit”, dhe që pritet të ekstradohet drejt Italisë, për t’u përballur me drejtësinë për akuzat për trafik droge, është një lajm jo i mirë për sportin shqiptar. Laçi u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet, për llogari të drejtësisë italiane, pasi rezultonte i kërkuar për trafik lëndësh narkotike. Por, nuk mbaron këtu. Laçi është arrestuar edhe më parë për ryshfet në këmbim të ndikimit për dhënien e një licence...
Ish Guvernatori i Banksë së Shqipërisë Shkëlqim Cani duke folur për Enton Habilajn e gazetës Dita ka lëshuar alarmin: Berisha po zbaton skenarin grek me borxhin. Famirësisht, tani e dimë të gjtihë sesi përfundoi Greqia. Sipas Canit, rritje ekonomike nuk ka, brezave që vijnë po u lëmë plot borxhe ndërsa privatizimet e qeverisë janë të dështuara. A duhet që Qeveria të diskutojë me publikun, ose të paktën me maxhorancën miratimin e buxhetit? A duhej rritja e nivelit të borxhit të...
Sot Shqiptarja.com rikthen në vëmendje 331 themeluesit që u zhdukën në 22 vite PD. Interesant ështrë fakti që nga tërë firmëtarët, ish liderët kryesorë të PD janë të vrarë ose të vdekur, si Arbnori, Broci, Hajdari e Pashko. Nga 343 firmëtarët e deklaratës që themeloi PD ia kanë dalë të mbijetojnë në këtë parti (disa falë dhe rikthimeve të bujshme) vetëm 12 firmëtarë. Shqiptarja.com pyet se pse vrasësit e Arben Brocit, i vrarë 2 ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ende nuk...
Me rastin e Ditës së Rinisë Berisha ka deklaruar se do jetë prezent në FB me një llogari të vetën. “Sapo iu bashkova FB, duket shumë praktik në I-PAD” ka thënë ai para të rinjve, prindërit e të cilëve duhet të harxhojnë 2 rroga mujore që të mund t’ua blejnë I-PADin. Për fat të mirë të Kryeministrit, Fejsbuku është falas, dhe shqiptarët e kanë treguar pjesëmarrjen masive në gjëra falas.
“Unë do të dërgoj përditësime e fotografi dhe mezi pres të bisedoj me...
Çfarë po ndodh me bisedimet Kosovë-Serbi? Përtej retorikës në media, publiku e ka vështirë të orientohe nëse po i bëhen lëshime të pariparueshme Serbisë apo jo. Bisedimet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë janë në të mirë të shtetit të Serbisë dhe në dëm të Kosovës dhe veriut të saj, ka thënë dje në Mitrovicë lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, raporton Koha Ditore. Sipas tij bisedimet e zhvilluara në Bruksel janë të dëmshme për Kosovën, meqë në to është shkuar pa asnjë...