credins
Data sot është 24-05-2013, ora 12:55
Lajme

Pak ditë më parë, Ardian Ndreca ngjalli debat këtu te Respublica me një shkrim mbi Ernest Koliqin (http://respublica.al/opinion/2013/05/19/ne-pervjetor-te-erne...). Sot, Visar Zhiti rikthen temën mbi veprën letrare koliqiane me një shkrim te Panorama, ku vlerëson se “rëndësia e saj është e jashtëzakonshme...

Berisha ka pranuar dje propozimin e Metës për miratimin e “tre ligjeve të integrimit në BE”, por të përditshmet nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje këtij lajmi. Dje ishte Meta që përsëriti ftesën: “Ajo që ne duhet të bëjmë nuk është diçka e jashtëzakonshme, duhet të bëjmë një kompromis fare të thjeshtë. Nuk e kuptoj në fakt se çfarë problemi i krijon ky kompromis z. Berisha. Ai thotë që do të fitojë, apo jo? Le t’i miratojmë këto ligje tani dhe ai mund t’i...

Pesë banorë të Jemenit janë kapur në Arabinë Saudite, si pjesëtarë të një bande, që në tentativat e tyre për të vjedhur e grabitur, kanë shkaktuar edhe viktima. Këtë e thotë agjencia zyrtare e lajmeve në Arabinë Saudite, Spa, por lajmi nuk mbaron këtu. Këtu vetëm fillon. Të pesë jemenitët janë dënuar me vdekje; më saktë, u është prerë koka në publik, në Jizan, në juglindje të vendit. Dhe më pas, janë kryqëzuar, dhe siç e kërkon riti i ekzekutimit, koka u është ngjitur para se të...

Me pak përjashtime, gazetat dhe televizionet nuk informojnë për fushatën e AK-së. Por AK-ja vetë është bërë lajm këto kohë jo për ngjarje elektorale, por për ngjarje të një natyre tjetër. Është bërë lajm për braktisjen që po i bëjnë drejtues të ndryshëm apo për shkrirjen e anëtarësisë në qytete të caktuara. I fundit që e ka braktisur Spahiun është, sipas Temës online, Mystehak Xhemali, Sekretar për Kulturën dhe Artin në AK-në (sa shumë departamente paska pasur kjo lëvizje!). Ky i fundit në...

Media shqiptare i ka bërë shumë jehonë, gjë që është e kuptueshme, lajmit të së përditshmes britanike the Sunday Telegraph, një motër e vogël e së famshmes the Daily Telegraph, një gazetë konservatore, ku flitej mbi një kontratë bashkëpunimi mes kryeministrit të shkuar britanik Tony Blair dhe kryeministrit të ardhshëm shqiptar Edi Rama (ky ishte një nga mesazhet e shkrimit të gazetës londineze). Dhe në terma financiarë, thosh gazeta britanike, kjo kontratë do të vlejë disa milionë stërlina...

Sipas të dhënave të Censusit 2011 për qarqet, të publikuar ditët e fundit, rezulton se popullsia në moshë votimi që banonte në Shqipëri në vitin 2011 ishte 2,060,324. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, 1,586,807 zgjedhës morën pjesë në votimin e 8 majit 2011. Pra i bie që rreth 77% e popullsisë në moshë votimi që banonte në Shqipëri në vitin 2011 të ketë marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërsa në Qarkun Kukës, kjo përqindje ka qenë goxha më e lartë – plot 87.3%. Nga 55,605...

Gazetarëve u ka pëlqyer shumë fabula që ka për personazh Ilir Metën si kryeministër. Mbrëmë është folur për këtë ngjarje në të gjitha sitet online, në mbrëmje është diskutuar edhe në programin Shqip të Top-channelit, ku ishin të ftuar analistët Nazarko (Shpëtim), Minxhozi, Hoxha (Artan) dhe Krasniqi. Ndërsa sot është shndërruar në lajm kryesor në të gjtiha gazetat. Dhe raportimi është i plotë, dmth fillon me deklaratën e Naços në Berat, vijon me përgjigjet e Ramës e të Metës në Tiranë, me...

E përditshmja DITA boton sot si kryeartikull të saj disa faksimile dokumentash mbi një skandal të lidhur me kryetarin e komunës së Prezës ku implikohet edhe kreu i PD-së dhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Një dokument i policisë së Ilinoisit dëshmon se në vitin 2002, kreu i sotëm i komunës së Prezës asokohe emigrant në SHBA është shpallur në kërkim për ngacmime seksuale ndaj një 16 vjecareje.

Ai i ka ikur drejtësisë amerikane dhe është kthyer në Shqipëri ku pasi ka...

Shqipëria arrin të konkurrojë në Evropë të paktën në një gjë, në koston e lartë të jetesës. Informacioni vjen nga Banka e Shqipërisë, dhe bazë për këtë studim krahasues është çmimi i shtëpive. Sipas studimit Tiranës ia kalon vetëm Beogradi e Stambolli. Në Tiranë një shtëpi me 100m2 në qendër kushton sa 38.5 herë Prodhimi i Brendshëm bruto, ndërsa për të njëjtën hapësirë në qendër të Stambollit kushton sa 41.6 PBB, e në Beograd 55.8 herë sa PBB. Kryeqytetet e tjera të lindjes janë mjaft më të...

Në Konventën e elektorale të socialistëve ra në sy, përveç të tjerash, Alketa Vejsiu, e cila u duk fillimisht se do ish aty në rolin që ka demonstruar se di të bëjë, në atë të drejtueses së një spektakli, por s’u desh shumë kohë për të kuptuar se ajo ishte aty për të mbajtur qëndrime. Në fakt, mbajti një fjalë, me anë të së cilës e bëri të qartë se “do të votonte për Shqipërinë e Edi Ramës”, dhe se ky i fundit ishte i vetmi ministër kulture dhe i vetmi kryebashkiak...

Është e vështirë të thuash se ku i ka rrënjët polarizimi dhe mosbesimi në Shqipëri sot - thotë Robert Hand, një vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në Shqipëri, këshilltar i lartë politik i Komisionit Amerikan të Helsinkit, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Për të është e vështirë edhe të thuash "sesi mund të kapërcehet diçka kaq e theksuar". 

Pastaj nis një seri përgjigjesh me "ndoshta", por pyetja gjithsesi mbetet. "Ndoshta do të thotë, që Shqipërisë...

Pas rezultateve të përgjithshme, INSTAT bëri publike të dhënat e Censusit të popullsisë dhe banesave në nivel qarku, të ndara sipas bashkive dhe komunave - raporton televizioni TCH.  Sa i përket numrit të popullsisë, që krahasuar me vitin 2001 ka pësuar një rritje me 8 për qind, Tirana mbetet qarku më i madh, ku është përqendruar 27% e popullsisë. Pas Tiranës vijnë Fieri dhe Elbasani me 11% respektivisht, ndërsa dy qarqet me popullsinë më të vogël janë Kukësi dhe Gjirokastra, ku është...

Kryeministri Berisha pati dje një takim me anëtarë të pakicës greke në Shqipëri, dhe duke pasur në krah Spiro Kserën, lëshoi akuza në drejtim të Vangjel Dules. “Ka bërë pazare me Edi Ramën”, tha ai në thelb, duke folur për të.

Kreu i PBDNJ-së nuk e ka lënë pa përgjigje, ndonëse ka vonuar 24 orë. “Prisnim nga Kryeministri përgjigje për disa çështje konkrete që preokupojnë komunitetin e zonës dhe minoritetin etnik grek, sikundër [janë ato që] lidhen ato me shkeljen e...

Pesë ditë përpara shpërndarjes së Kuvendit, nuk ka asnjë shenjë për zgjidhjen e krizës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  Sekretari Zgjedhor në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri thotë në një intervistë për televizionin Top Channel se nuk ka asnjë sinjal nga Partia Demokratike për negociata.

"Nuk ka patur asnjë sinjal. Perpjekje e di që ka, por unë nuk mund t'i komentoj këtu, edhe nga faktori ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje.E mira është që një zgjidhje të...

Aktualisht nuk ka asnjë anije shqiptare në ujërat tona territoriale. Një ndër Radarët më të rëndësishëm, ai i Ishullit të Sazanit, ka rreth tri muaj që është fikur; kontrabanda dhe trafiqet janë aktualisht pa survejim; subjekte të huaja tregtare, shkarkojnë mbeturinat; nuk ka më patrullime sepse nuk ka karburant! Forcat Detare nuk arrijnë të mbajnë personelin e shërbimit 24-orësh dhe atë të anijeve të gatshme as me veshmbathje e ushqim. Pohimet vijnë nga një raportim i së përditshmes DITA në...

Nuk dihet pse socialistët kanë vendosur që portretin e Gjon Çobës ta ekspozojnë në Konventën e tyre elektorale, por pavarësisht motivimit të tyre do duhej të shihej si një gjest i vullnetit të mirë nga ana e pinjollëve të Çobajve, kësaj familjeje shumë të rëndësishme në historinë e qytetit të Shkodrës. Por Jozefina Topallit, mbesa e Gjon Çobajt, politikanit shqiptar të viteve ’20 të shekullit të kaluar, nuk i ka rënë mirë në stomak ky gjest. Madje, ajo ka reaguar si pas një provokimi...

Në një konferencë për shtypin, Meta ka sqaruar frazën e Naços në Berat për ‘Metën kryeministër’, dhe i ka dhënë një përgjigje Berishës, që nga jugu ka shpjeguar në stil diversiv planet e ish-bashkëpunëtorit të vet gjatë katër viteve të ardhshme: Meta do t’i zërë karriken Ramës në krye të së majtës dhe të zërë karriken time në krye të qeverisë.

Interesit të gazetarëve mbi rishfaqjen e fantazmës “Meta kryeministër”, lideri i LSI-së iu përgjigj duke thënë se...

Në rrjetet sociale të të majtëve ka filluar të qarkullojë një fotomontazh, ku demokracia trajtohet si një program software që duhet të instalohet. Aty janë formuluar dy pohime të natyrës kompjuterike, të cilat, në një formë apo nje tjetër, i janë shfaqur herë pas here secilit prej nesh në desk top. Në njërën foto imitohet përpjekja për të instaluar faqen me titull “Albanian Democracy”, dhe ku “Partia Demokratike e Shqipërisë” asocjohet me procesin “Installing...

Lulzim Basha do bëhet qytetar nderi i qytetit të Prishtinës. Thuhet se ceremonia do të zhvillohet më 11 qershor, por lajmi ka ngacmuar qysh tani shumë kënd. Në Prishtinë ka tërhequr edhe vëmendjen e opinionistit Imer Mushkolaj, që shkruan pqër Gazetën Express. Ky i fundit nuk e ka gëlltitur dot këtë ngjarje. Sidomos motivacionin, mbi bazën e të cilit i është dhënë kjo medalje: “Lulzim Basha ka reflektuar përkushtim dhe përkrahje të parreshtur gjatë procesit të pavarësisë dhe ndërtimit...

Edi Rama ia ka dalë të mbajë të tonifikuar dhe të motivuar në këtë fushatë elektorale Ben Blushin, me të cilin marrëdhënien nuk e ka si me të tjerët. Kuptohet pse. Ben Blushi është një nga socialistët që nuk pranon të rrijë nën hijen e Ramës. Nuk është se i ka bërë kontestime leadershipit të Ramës, as vendimeve që ky i fundit ka marrë, por i njihet nga të gjithë “kompetenca” për t’i bërë karshillëk, gjë që duket dhe te vetë kujdesi i Ramës në sjelljen me të.

Në këtë...

Në një tubim në Berat, kandidati i LSI-së për këtë qark ka deklaruar nga foltorja e takimit: “Me votën tuaj bëjmë Metën kryeministër të Shqipërisë. Ilir Meta ka qenë kryeministri më i suksesshëm i të majtës. Meta kryeministër do të bëjë më shumë se gjithë të tjerët. Është një lider i provuar këto vite”.

Kjo frazë është amplifikuar nga disa gazeta. Mapo kish dalë me titullin kryesor në faqe të parë, që i kushtohej kësaj ngjarjeje: Rivalitet PS-LSI për kryeministrin. Po...

 

Kryeministri ka qenë sot në Vlorë për fushatë. Ka media që e akuojnë se ai shfaqet për fushatë 1 ditë më pas në çdo qytet ku shkon Rama – të jetë strategji fushate kjo? Edhe në Vlorë, ai ka vazhduar të përdorë si kalë beteje Kokëdhimën, të cilit i ka bërë një “lexim”. Tha Berisha:

Alternativa e Ramës, për ta kuptuar ju bëj thirrje lexoni për Kokëdhimën. Çfarë është Kokëdhima, është simboli, ikona e spekulimit mbi tokë. E nisi me Hajdin...

 

Në editorialin e sotshëm të gazetësh Tema (publikuar që mbrëmë online) Mero Baze bën një analizë të listës së deputetëve të PD-së, duke u nisur nga lista e paraqitur në Berat (zotërinjtë  Genc Pollo, Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi), për ta konsideruar listën si “borderoja e fundit”. Lista, në optikën e Bazes është mjaft interesante.

Duke thënë se “Berisha i ka duart e lidhura” Baze komenton për 3 të parët e listës së Beratit: ...

 

Vetëvendosje ka ngritur problemin e shqiptarëve në Mal të Zi, të cilëve po u shkelen të drejtat politike, të pronës, sociale, ekonomike dhe të arsimit. Shkelja e këtyre të drejtave fillon nga shkollimi (nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme u ndalohet që të përdorin librat nga Tirana ose Prishtina); ndalimi i simboleve kombëtare në komunat ku janë shumicë; e drejta e shqiptarëve të diasporës nga Mali i Zi për të votuar; punësim në administratën publike...