credins
Data sot është 21-05-2013, ora 23:41
Lajme

E përditshmja “Shekulli” ka botuar sot një bisedë telefonike me shkrimtarin Ismail Kadare, e cila – siç thotë “Shekulli”, - është marrë disa ditë më parë, por vetë shkrimtari ka kërkuar të mos botohet.
Shkruan Shekulli: “...Kjo bisedë është bërë më datë 19 shtator 2012, në orët e mbrëmjes në linjë telefonike. Shkrimtari ka kërkuar që biseda të mos botohet me premtimin që do dërgonte përgjigje të tjera via-mail. Pyetjet janë ridërguar po atë natë. Z.Kadare ka refuzuar të përgjigjet...

Në një shënim të mëparshëm njoftuam se TV Klan dhe gazeta TemA kanë dhënë një lajm me një titull të ngjashëm, që, i perifrazuar, ishte pak a shumë: “Shqipëria ia kalon Norvegjisë për ndërtimin e autostradave” (http://www.respublica.al/artikuj/2012...

TV Klan dhe gazeta TemA kanë dhënë një lajm me një titull të ngjashëm, që, i perifrazuar, ishte pak a shumë: “Shqipëria ia kalon Norvegjisë për ndërtimin e autostradave” Po e riprodhojmë secilin version të lajmit pa asnjë koment (komentet bëjini vetë, të dashur lexues…)
TV Klan
Norvegjezët: Shqipëria na e ka kaluar me ndërtimin e autostradave

Që Shqipëria është kampione në Rajon përsa i përket ndërtimit të autostradave në vitet e fundit, kjo dihet pasi e raportojnë të...

Në një njoftim të shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, "i ka kërkuar tri herë falje Jozefina Topallit" për të mos e përjashtuar dy javë nga punimet e Kuvendit.

Teksti i njoftimit nga zyrat e k/parlamentares i ngjan shënimeve në fundin e dëftesave shkollore: “Byroja e Kuvendit shqyrtoi propozimin e një grupi deputetësh të Komisionit për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për marrjen e masës...

Në vitin 2011 qeveria shpenzoi vetëm një të njëmijtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për kompensimin e ish të burgosurve politike – Shifra është dhënë nga Aleanca Kuqezi, e cila ka vizituar sërish sot, grupin e ish-të përndjekurve që kanë nisur një grevë urie ku janë raportuar problemet e para.

“Sot News” citon Rezar Ballën e AK (në foto): “Brukseli duhet të kushtëzojë statusin e kandidatit jo vetëm me zgjedhjet e vitit 2013 në mënyrë që ato të jenë të lira dhe demokratike por edhe me...

Prokurori i ri i Republikës mund të ketë fuqi më të madhe në lidhje me përgjimet, nëse drafti i kaluar dje në qeveri do të kalojë në Parlament. E përditshmja SHQIP raporton në numrin e saj të sotëm se sipas një drafti të ri qeveritar që pritet të shkojë për votim në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm mund të urdhërojë përgjime telefonike në disa raste specifike pa marrë më parë aprovimin e gjykatave.

Shkruan SHQIP: “Ky është thelbi i ndryshimeve ligjore që u bënë dje në ligjin numër...

- Ku e ka varrin Isa Boletini?
Ai ka një varr imagjinar, por ende nuk ka një varr konkret.
- Dmth, eshtrat e tij ku janë?
Eshtrat janë në xhamin e Mitrovicës ende. Gjenden në një thes dhe i ruan hoxha i xhamisë së Mitrovicës. Ai ka bërë shumë për Isën dhe për familjen tonë. Ne si familje, nuk dimë çfarë emri ti vendosim këtij skandali. Të kesh një emër kaq të nderuar e ta neglizhosh deri në atë pikë sa të mos i gjesh një varrë. Për ne ky është një super skandal, po ç’të...

“Borxhi [publik] është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik – borxh vetëm për investimet” Kështu ka deklaruar Sali Berisha gjatë Konferencës për Rritjen Ekonomike, të organizuar sot në bashkëpunim me ish-kandidatin për president Artan Hoxha.

Këtë mburrje të Berishës e kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit dhe do ta dëgjojmë në përurimet e rrugëve dhe rrugicave deri sa të na lodhen veshët në 10 muajt e ardhshëm. Por asnjëra nga mediat që ia përcjellin publikut...

Një 33-vjeçar me emrin Romir Kopliku, të cilin, të përditshmet e sotme e prezantojnë si djali i ish-zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, është bërë protagonist i një incidenti me eskortën e kreut të qeverisë. "Ka ndjekur nga Vora në Tiranë makinat e Gardës që shoqëronin kryeministrin, pas një vizite të tij në Durrës, - raporton MAPO, në artikullin e së cilës mbi ngjarjen lexohet ndër të tjera:

"Makina “Benz” e drejtuar nga Kopliku, i është afruar eskortës së...

Në një intervistë me Adrian Thanon në të përditshmen "Shekulli", Nexhmije Hoxha ka shpjeguar versionin e saj të gjërave lidhur me procesin gjyqësor për pronësinë e dorëshkrimit të romanit "Dimri i Vetmisë së Madhe" (Dimri i Madh). Flet gjatë për Kadarenë, thotë që "ne (ajo dhe bashkëshorti) e njihnim mirë Ismail Kadarenë" që para viteve 90. Përdor fjalët "hipokrit dhe hileqar" por shton se gjithsesi ai mbetet një shkrimtar i madh që e meriton Nobël-in...

Dita e gjashtë e grevës së urisë të të burgosurve politikë shënoi dhe shtrimin e parë në spital të një pjesmarrësi, Gazmend Hamitit. Ai u mor sot në mesditë nga një makinë e urgjencës spitalore pothuaj në gjendje kome. Të tjerë grevistë si Shpëtim Karamuço dhe Petrit Hyrjeti janë në gjendje të rëndë shëndetsore, por nuk pranuan të largohen nga greva. Greva e urisë e të burgosurve politikë u fillua të shtunën e kaluar nga 6 nismëtarë dhe sot numërion gjithsej 30 të burgosur politikë, të cilët...

Opinioni publik i yni e ka mirëpritur gjestin e kishës së Shkodrës (që gabimisht është marrë si një qëndrim i kishës shqiptare) lidhur me çkishërimin e atyre që kryejnë vrasje për gjakmarrje. Të paktën, kjo është përshtypja që është krijuar. Nuk ka pasur zëra kundër kësaj ideje, as nga brenda kishës, as nga pjesa ‘laike’ e shoqërisë. Fatos Lubonja bëhet një nga zërat e parë që e qorton një iniciativë të tillë. E bën në shkrimin e tij me titull “Po kisha ç’pati?...

Ilir Babaramo – Një grup të përndjekurish politikë janë në grevë urie. A keni ndonjë koment, sepse ju vini nga ajo shtresë?
Jozefina Topalli – Nuk kam asnjë koment.
Ilir Babaramo – Pse?
Jozefina Topalli – Nuk kam.
Ilir Babaramo – Ndërkohë ju thoni që kjo shumicë qeverisëse është e mbështetur masivisht nga ata.
Jozefina Topalli – Unë përpiqem të jem realiste. Unë e di që qeverisja është gjë e vështirë. Unë e di që jo gjithmonë mund të arrish aty ku e ke...

“Janë mbi 40 mijë shqiptarë të dëbuar nga Çamëria, dhe 5 mijë të vrarë” – kështu e përmbledh në terma arithmetikë Shpëtim Idrizi çështjen çame në një shkrim, që është publikuar në një numër të përditshmesh (Shqip, Panorama, Mapo, etj), me të cilin ai i paraprin vizitës së ministrit tonë të jashtëm në Athinë. “Ka tetë vjet që nuk bëhet një vizitë e tillë zyrtare”, thotë Idrizi, duke iu referuar “njohësve të këtyre marrëdhënieve”, dhe këtë pauzë 8...

“Deklarimi thuajse zyrtar nga BE-ja se Shqipërisë do t’i rekomandohet statusi, por vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, e të certifikuara si të tilla, vitin e ardhshëm, është një lajm i jashtëzakonshëm... Por njeriu që duhet të ndihet më mirë nga të gjithë është Edi Rama, megjithëse unë dyshoj se është kështu, - shkruan në një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes MAPO, Sokol Balla.

Kushtëzimi i statusit me ecurinë e zgjedhjeve të 2013-s është për Ballën,...

Mesila Doda: Kjo që doni të instaloni ju është sundimi i pakicës. Për çfarë e mbani statusin peng?
Ditmir Bushati: Kërkesa juaj është hartuar jo në përputhje me rregulloren dhe kjo verifikohet fare lehtë. Për ligjin në fjalë nuk e kaloni dot pa tri të pestat dhe prapë do kthehet në Komision.
Mesila Doda: Hidh në votim propozimin e mazhorancës.
Ditmir Bushati: Atëherë ndërpritet mbledhja, 10 minuta pushim. Ju lutem media jashtë, maxhoranca jashtë
Mesila Doda: Jo, nuk...

Mentor Nazarko ka shkruar sot një artikull të gjatë në të përditshmen “Panorama” ku vendos pikëpyetje në ato që ai i quan tetë mite mbi Ahmet Zogun. “Keqkuptimet mbi Zogun”- e titullon analizën e tij të gjatë Nazarko dhe shkruan se “derisa të shkojmë te një gjykim i ekuilibruar (për Zogun) mbase duhet të kalojë edhe më shumë kohë”. Nazarko e ka ndërtuar artikullin të ndarë në 8 pjesë, dhe në atë që ai e quan “miti i tretë” (që Zogu erdhi me ndihmën e serbëve në pushtet dhe ishte njeriu i...

Eve Ensler, autorja e famshme e “Monologjeve të vaginës” shpjegon në një artikull të The Guardian gjithë motivimin e saj për të luftuar për të drejtat e grave por edhe për vështirësitë e këtij aktivizmi. Ajo lançon me këtë rast datën e një proteste botërore që do të mbahet në 14 shkurt (V-DAY).
Një në tre gra në të gjithë botën është e destinuar që të paktën një herë në jetë ose të rrihet ose të përdhunohet, referuar edhe statistikave zyrtare të OKB, - thotë Eve, e cila për këtë arsye...

Vetvendosja ka organizuar një takim të Albin Kurtit me disa maturantë të Prishtinës. Dhe i pari i Vetvendosjes është përpjekur t’i shohë si agjentë të ndryshimit, e jo si votues të nesërm.

“Ndryshimet e mëdha [në këtë botë] i ka bërë rinia. Ndryshimet nisin nga poshtë; nuk mund të nisin nga lart; ata lart janë të kënaqur, janë njerëz që nuk kanë asnjë motiv për ta ndryshuar këtë situatë”, u tha ai atyre që shumë shpejt mbushin 18 vjeç. Dhe e ka shfrytëzuar këtë...

Marrëveshja mes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP), do të nënshkruhet ne Nju Jork diten e premte nga perfaqesues te tre vendeve. Lajmin e ka dhene nje burim ministror italian, që citohet ne anonimat nga agjensia e lajmeve Reuters. Nga një njoftim i Ministrisë së Jashtme, mësohet po sot se “të premten më 28 shtator në Nju Jork, ministri ynë i jashtëm Panariti, me homologun grek Avramopulos dhe atë italian Terzi, firmosin marrëveshjen...

Gazeta Shqip raporton se thatësira e tejzgjatur, si dhe shfrytëzimi maksimal i hidrocentraleve të Drinit, ka shkaktuar zbrazjen e liqenit të Fierzës, niveli i të cilit ka arritur në kuotën e 267 metrave mbi nivelin e detit, ose vetëm 10 metra larg pikës kritike të pezullimit të punës. Drejtues të KESH-it, korporata që menaxhon hidrocentralet shtetërore, kanë informuar “Shqip”-in se niveli i ujit bie çdo ditë me të paktën gjysmë metri në liqenin e Fierzës. Pra, pas rreth 20 ditësh...

Kuvendi ka publikuar në faqen e tij online listën e kandidatëve që konkurojnë për postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në listën e kandidaturave janë 18 propozime, prej të cilave pritet të dale edhe fituesi, që do të kryesojë KQZ- në këtë mandat të ri.  Emrat janë përgjithësisht të palakuar në media, me përjashtim të numrit 16, e cila në disa artikuj të shtypit të ditës është lajmëruar si "këshilltarja e Topallit" dhe si "kandidatja kryesore për t...

Gregor Rama ka shkruar një editorial në TemA-n e Mero Bazes (mund ta lexoni të plotë edhe në kolonën djathtas këtu në ResPublica në rubrikën Op-Ed). E para gjë që bie në sy është që Gregu (kështu e ka firmosur editorialin, me emrin e shkurtuar) i ngjan të atit jo vetëm në pamje, por edhe në të shkruar. Flet në artikull mbi raportin mes vetes dhe atyre që e rrethojnë, mënyrën si i drejtohen (e lidhur thuajse përherë me të atin). "Ç’të bëja me gjithë këto personifikime, kritika...

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Integrimit në Kuvend ka patur replika nervoze mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së, - sipas të përditshmes “Panorama”, e cila në titullin e madh të numrit të sotëm shkruan: “Gramoz Ruçi: Nuk ka integrim, po nuk u zgjidh Qarku i Fierit”.

Duket një frazë e fortë, po a e ka thënë vërtet Ruçi në këtë formë? Po t’i referohesh raportimit të vetë “Panoramës”, gjatë replikave nervoze për qarkun e Fierit, ku nuk zbatohen vendimet e gjykatës për...