Veliaj prezantoi 24 administratorët(emrat) e Tiranës dhe u dha një këshillë: Mos e bëni Tiranën gazi i botës, si Kamza

Postuar në 31 Korrik, 2015 12:48

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot 24 administratorët e tij të këtij institucioni. Gjatë fjalës së tij, Veliaj pohoi se këta administratorë do jenë më afër shqetësimeve të komunitetit, ndërsa theksoi se nuk do të ketë shërbime me dy standarde për komunat apo qytetin, bashkinë e madhe të Tiranës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i ri i Tiranës lëshoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që do të caktohen në këtë detyrë të re në llojin e saj në Bashkinë e Tiranës, ndërsa theksoi se ata nuk janë përfaqësues më të partive politike. “Ne administratën tuaj do valëviten dy flamuj, ajo e Shqipërisë dhe ajo e bashkisë, të tjerat do parkohen siç u bë gjatë zgjedhjeve lokale të 21 qershor.”, pohoi Veliaj. Ai tha se administratorët emërohen me ligj, por që sipas tij duhet puna e tyre do shihet në bazë të performancës. Në prezantimin dhe dorëzimin e vulave tek 24 administratorët e rinj në Tiranë Veliaj tha se kompetencë e tyre do jetë edhe vendosja e emrave të rrugëve, por i këshilloi që këtë proces mos ta kthejnë si në bashkinë ngjitur, atë të Kamzës. Duke ironizuar, Veliaj tha se: “Nuk duhet të bëheni gazi i botës siç ndodh në bashkinë tjetër”. Për kryebashkiakun e ri qyteti duhet të drejtohet nga ajka e tij. Me këtë ide ai justifikoi edhe largimin e kreut të INUV, Florenc Hoxha. “Të kemi një qytet kur shkon ajka sipër e llumi poshtë, ndaj vumë 24 administratorë si ju. Ndaj hoqëm Florenc Hoxhën”. Më tej, Veliaj renditi një nga një emrat e 24 administratorëve të rinj.
Më poshtë emrat e 24 administratorëve të Tiranës:

Njësia 1 – Trendelina Jaku
Njësia 2 – Elez Gjoza
Njësia 3 – Ergesta Ninka
Njësia 4 – Lirika Kasa
Njësia 5 – Violeta Kika
Njësia 6 – Adriatik Merko
Njësia 7 – Gjinovefa Kadria
Njësia 8 – Erjon Xhafa
Njësia 9 – Adelina Albrahimi
Njësia 10 – Arian Hamiti
Njësia 11 – Gentian Arapi
Petrelë – Sokol Kupi
Farkë – Admir Abrija
Dajt – Kujtim Qefalia
Zall-Bastar – Genc Sita
Bërzhitë – Refik Velia
Krrabë – Alfred Brahja
Baldushk – Ilir Bermeta
Shëngjergj – Shpëtim Sina
Vaqarr – Gentian Myrtaj
Kashar – Erin Çatri
Pezë – Besmir Kola
Ndroq – Xhavit Çeka
Zall-Herr – Arben Maloku

 

Comments

Submitted by Gjon- (not verified) on

<p>Po vete&nbsp; Erioni eshte bere disa here gazi i botes me historite e stisura te Griseldes dhe te ores se Bush-it apo kur u tall, me nje parade mjaftistesh te veshur nuse, me dasmen e Nanos dhe vete e qullosi edhe me keq, sigurisht me ndihmen e &quot;pensionit te mamit&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.