Presidenti në takimin “për arsimin e lartë”: Reformat duhen bërë sipas kritereve. Pas takimit dy orësh në Presidencë Nikolla thotë se debati me Nishanin ishte i shëndetshëm

Postuar në 31 Korrik, 2015 06:49

Presidenti i Republikës priti paraditen e sotme në Presidencë ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ku në fokus të takimit ishte reforma në institucionet e arsimit të lartë, e kontestuar fort nga opozita dhe qarqet universitare. Takimi që u zhvillua me dyer të mbyllura, i parapriu pak ditë më parë një tjetër takim mes presidentit Nishani dhe një përfaqësie nga qarqet akademike dhe profesorati, të cilët parashtruan qëndrimet e tyre rreth ligjit ‘për arsimin e lartë’, i miratuar më 20 korrik në parlament, në një seancë të posaçme.

Pas takimit që zgjati rreth dy orë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikola e vlerësoi ‘të shëndetshëm dhe konstruktiv’ takimin me Presidentin Bujar Nishani. “Siguruam Presidentin se ligji sjell përmirësime për studentët dhe pedagogët. Po ashtu, në përputhje me Kushtetutën ai i garanton çdo studenti që të ndjekë institucionet e arsimit të lartë sipas meritës”, tha Nikolla. Ajo pohoi se takimi me Kreun e shtetit u karakterizua ‘nga debati i qetë, konstruktiv dhe i shëndetshëm, si pjesë e besimit të një institucioni të rëndësishëm, siç është ai Presidentit të Republikës”.

Ndërkohë mësohet se Nishani ka vlerësuar si shumë pozitiv vullnetin dhe angazhimin e qeverisë në ndërmarrjen e reformës në Arsimin e Lartë duke u shprehur se: “Reformat duhen bërë sipas kritereve dhe parimeve ligjore të sanksionuara në Kushtetutë si dhe duke ndjekur modelet më të mira ekzistuese.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.