PD thirrje Veliajt: Lëre shown mediatik, mblidh këshillin bashkiak për të ndarë banesat sociale

Postuar në 01 Gusht, 2015 06:22

Në emër të këshilltarë bashkiakë të PD-së dhe aleatëve të opozitës, kreu i tyre, Leonard Olli i bëri thirrje kryetarit të bashkisë Erion Veliaj të lërë mënjanë shown mediatik dhe të thërrasë në mënyrë urgjente mbledhjen e këshillit bashkiak për shpërndarjen e banesave sociale. Përmes një deklarate për shtyp paraditen e 1 gushtit 2015, të mbajtur para bashkisë së Tiranës akuzoi kryeministrin Rama se prej një viti mbajti të bllokuar procesin e shpërndarjes së banesave sociale dhe tani vijon zvarritjen. “I kërkojmë të heqë dorë nga show mediatik dhe të nisë menjëherë shpërndarjen e banesave sociale e bllokur nga shefi i tij politik. Prej më shumë se 5 muajsh mbi 200 familje që kanë përfituar këto banesa privohen nga e drejta më humane të kenë një strehë banimi. Është e turpshme që shefi i tij politik ka bllokuar prej një viti këtë procedurë dhe tani e zvarrit. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë të heq menëjherë dorë nga show dhe të thërras”, tha Leonard Olli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.