Paga e re minimale, dy ministri i lënë “dopjo gjashtën” njëra-tjetrës. Bizneset të paqarta sa duhet të deklarojnë nga korriku

Postuar në 30 Korrik, 2015 00:43

Paga e re minimale është një çështje ende në diskutim në Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Financave dhe nuk është vendosur ende nëse do ta ndryshojnë apo jo. Aktualisht paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore është 22 mijë lekë. “Monitor” shkruan se pas pas vendimit të fundit të qeverisë për indeksimin e pensioneve me 1.4%, pritet që të vendoset edhe për pagën minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, nëse ajo do të ndryshojë (rritet) apo do të mbetet njëlloj. Por, bizneset nuk e kanë ende të qartë se sa do të jetë paga minimale, që ata do të duhet të deklarojnë, nga korriku, apo nga gushti, varet kur do t’i shtrijë efektet vendimi i pritshëm i qeverisë. “Monitor” sqaron se burimet e tij nga Ministria e Financave pohuan se është Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ajo që duhet të marrë vendimin për pagën minimale. Ndërkohë, burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë pohuan për “Monitor” se Drejtoria e Inspektimit të Marrëdhënieve të Punës, Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka dërguar një “mmo” Ministrisë së Financave në lidhje me pagën minimale, nëse do të ketë apo jo ndryshime. Por, sipas tyre, MF nuk ka dërguar asnjë informacion. “Monitor” shkruan se ka mësuar se kjo çështje është ende në diskutim në Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Financave dhe nuk është vendosur ende nëse do ta ndryshojnë apo jo pagën minimale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.