Nga vjeshta, qeveria do bëjë ligj të ri për lënien jashtë politikës të personave me precedentë kriminalë. Dmth, deri tani nuk kishte ç’tu bënte, se s’kish ligj?!

Postuar në 28 Korrik, 2015 10:03

Ngjan me një stil kinez komunikimi politik, kur për çështje djegëse qeveria flet përmes zv.ministrave. Kështu, raporti i Departamentit të Shtetit që flet për një deputet shqiptar me të kaluar të verifikuar kriminale, për të cilën edhe është dënuar, është “zbërthyer” nga mediat online me një emër faktikisht të përmendur: Deputetin e Lezhës për PS-në, Arben Ndoka, i cili në shtator 2005 është liruar nga burgu i Shënkollit pas dënimit për akuzat e trafikimit për prostitucion. Përgjigje të shkurtër për raportin e DASH, që e komentoi edhe ambasada amerikane, e dha zv.ministrja e Brendshme Gjebrea. Sipas saj, Qeveria do të hartojë një ligj të ri në vjeshtë, që do të lërë jashtë rradhëve të politikës njerëz me precedentë. “Lidhur me rastin e deputetit të përmendur në raport ju bëj me dije se nga shtatori i ardhshëm Qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar të hartojë bashkë me partnerët, një kuadër ligjor specifik për të plotësuar standardet më të larta që do i japin zgjidhje njëherë e mirë kësaj çështjeje kaq të debatuar”, u shpreh Gjebrea.

Me fjalë të tjera, deri tani PS nuk kishte ç’ti bënte Ndokës, sepse nuk kishte bazë ligjore.

a.j

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kush do te mbesin ne qeveri pas muejit shtator ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.