Ministri Çuçi prish betimin e Veliajt

Postuar në 30 Korrik, 2015 05:47

Prania e ministrit të Pushtetit Vendor Bledi Çuçi në mbledhjen parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës është bërë mollë sherri mes këshilltarëve të majtë dhe atyre të djathtë dhe ka prishur ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj.
Sapo kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka hyrë në sallën e këshillit për të bërë betimin, kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli ka kërkuar fjalën duke kërkuar nga kryetari i ri i Këshillit Bashkiak që mbledhja të vazhdonte pa pjesëmarrjen e ministrit Çuçi. “Mos e prishni këtë moment. Na lini të jemi pjesë e kësaj ceremonie, por jo me pjesëmarrjen e njerëzve që nuk kanë tagrin për të qenë të pranishëm”, – tha Olli.
Por kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, ka kërkuar nga përfaqësuesit demokrat që të respektojnë mbledhjen duke u shprehur në të njëjtën kohë se mbledhja e Këshillit Bashkiak është hapur për këdo. “Mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura për këdo qytetar të Tiranës”, – u shpreh Dalipi.
Debatet
Leondard Olli: Ne kërkojmë të respektohet jo sallë dhe të largohen personat që nuk kanë punë këtu. Nuk dua aspak të pengojë këtë moment, por nuk mund të vazhdojë në prezencë të autoriteteve që shkatërrojnë autonominë vendore, nuk kanë as tagrin ligjor e protokollar për të qenë këtu.
Na lejoni të jemi pjesë e këtij momente por jo me prezencë të autoriteteve që nuk kanë tagrin për të qenë.
Aldrin Dalipi: Është një procedurë për tu zbatuar. Ligjërisht salla e këshillit është e hapur për këdo që do të jetë në sallë. Të gjithë që kanë ardhur në sallë nuk mund t’i përjashtojmë.
Leonard Olli: Edhe qytetarët para se të vijnë në këtë sallë duhet të plotësojnë formularin
Aldrin Dalipi: Zoti Olli, po më vini në vështirësi të kryhej detyrën. Këtë gjë që bëni ju sot ne nuk ia kemi bërë Lulzim Bashës 4 vjet më parë. Madje në atë kohë unë kam kërkuar fjalën dhe nuk më është dhënë.
Erjon Veliaj: “Ndihem i keqardhur që që në mbledhjen e parë censurohen qytetarët, e respektuam kërkesën e opozitës të mbanin brenda këtë ceremoni në sallë e dhe pse kjo sallë la jashtë shumë persona për shkak se kishte më shumë njerëz se sa ulëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.