Kryeministri: “Nuk kemi ndërmend ndryshime në qeveri. Në shtator nisim një tjetër aksion të ashpër kundër informalitetit”

Postuar në 30 Korrik, 2015 07:42

Kryeministri Edi Rama, ka mohuar se do të ketë ndryshime në qeveri në muajin shtator. “Rifreskimin qeveria do ta bëjë gjatë muajve të gushtit. Çdo qeveritar do shkojë të freskohet në gusht e do vijë i freskët në punë. Nuk kemi ndërmend ndryshime në qeveri. Në shtator do të fillojmë një tjetër aksion të madh që do jetë i ngjashëm me atë të energjisë, territorit, mbylljes së universiteteve, etj.. Sa i takon natyrës dhe ashpërsisë, do të jetë aksioni kundër informalitetit. Do të ketë masa kundër korrupsionit, punës në të zezë, evazionit, apo atyre shfaqjeve që kanë bërë që Shqipëria të jetë në këtë situatë që është sot”, tha ai. Kryeministri shtoi se qeveria ka identifikuar 5 burime te reja të rritjes ekonomike: energjia, nafta dhe mineralet, bujqësia, turizmi dhe manifaktura. “Këta janë sektorët ku ajo që ka ndodhur më parë ka qenë dhënie tërësisht pa kontroll e të drejtave të zhvillimit, duke çuar në një zhvillim kaotik”, deklaroi kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.