Koncesioni i dializës, Tritan Shehu: “Do ta anullojmë. Edhe çmimi prej 80€/procedurë dialize në privat, është më i lartë nga i mundshmi”

Postuar në 02 Gusht, 2015 13:29

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, i është rikthyer sot çështjes së koncesionit të shërbimit të dializës, që mendon të realizojë qeveria. Shehu shkruan se PD-ja nuk është kundër marrëdhënieve privat-publik edhe në sektorin e Shëndetësi, kundërshton mënyrën si po veprohet. “Kundërshtojmë: a- Politikat e gabuara qeverisese, qe nepermjet ketij koncesioni (kjo dhe per koncesionet e tjera), kerkojne t'i japin nje operatori te vetem privat sektore te tere te shendetesise ne nivel vendi. Kjo krijon monopole te rrezikeshme te tyre, zhduk konkurencen, rrit koston e bije ndesh me filozofine zhvilluese te sistemit. b-Zhvillimin e ketyre procedurave krejt te centralizuara nga Ministria e Shendetesise, qe thellon centralizmin bllokues, godet rende autonomine e spitalit dhe konceptin "spitali ndermarje". c- Realizimin e te tilla koncesioneve per periudha te gjata 10 vjecare, me detyrimet e shtetit per te paguar dhjetra miliona Euro, per me teper duke ngurtesuar cmimet me ato te sotmet, gje qe eshte jo rentabel. Kjo ndodh ne nje kohe kur dhe cmimi aktual i paguar privatit prej rreth 80 E per procedure dialize te ne, eshte bere ndjeshem me i larte nga ai i mundeshmi”, shkruan Shehu, që vijon me deklarataën se koncesioni do të anullohet.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.