Ish guvernatori Fullani njihet zyrtarisht me akuzën. Më në fund, pas 5 vitesh prokuroria vëren diçka që nuk shkon me shit-blerjen e hotel Dajtit

Postuar në 28 Korrik, 2015 12:11

U desh një vit nga nisja e skandalit të vjedhjes së bankës dhe që solli largimin e tij nga kreu i BSH, që ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani të vihej zyrtarisht nën akuzë për shpërdorim detyre. Fullani është njohur me akuzën ndaj tij rreth orë 16:00 në zyrën e prokurorit Ndini Tavani në praninë e avokatit të tij Maks Haxhia. Hetimet për Fullanin u mbyllën një vit pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës si dhe verifikimit të tenderit të blerjes së Hotel Dajtit dhe tenderave të qirasë për objekte të marra në shfrytëzim nga BSH. Nëse vjedhja e thesarit ka të tjerë autorë që janë nën akuzë, procedurat e tenderit për blerjen e Hotel Dajtit kanë nisur një muaj pasi qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Berisha kish shpallur me vendim shitjen e hotelit për llogari të bankës. Por gjatë gjithë kësaj kohe, rreth pesë vjet (hotel Dajti është “blerë” nga shteti në vitin 2010) prokuroria nuk është ndjerë dhe as ka vënë re diçka që nuk shkon, pavarësisht nga reagimet e mediave dhe opinionit publik

 

a.j. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.