Instituti i Vjenës parashikime jo optimiste për rritjen ekonomike në Shqipëri: E rrezikojnë ngarkesa fiskale dhe kreditë me probleme

Postuar në 31 Korrik, 2015 11:59

Parashikime jo optimiste për rritjen ekonomike në Shqipëri në tre vitet e ardhshme. Në një raport të publikuar së fundmi Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ngre shqetësimin lidhur me ngarkesën fiskale, nivelin e lartë të kredive me probleme dhe pabarazitë e jashtme, tre faktorë kërcënues për ekonominë shqiptare. Kjo ekonomi vijon të mbështet nga reforma në sektorin e energjisë dhe hyrjet e investimeve të huaja direkte. Megjithatë, masat shtrënguese fiskale, niveli i larte i kredive të këqija dhe pabarazitë e jashtme mund ta rrezikojnë rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, që ne presim të jetë 2 % gjatë këtij viti, 2.2 në vitin 2016 dhe 2.4 në vitin 2017.

Ndryshe nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, qeveria shqiptare pret që këtë vit rritja ekonomike në vend të jetë 2.7% nga 3 që kishte parashikuar. 4% në 2016-ën dhe 4.5% në 2017.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.