Disa sqarime nga Arben Ndoka pas raportit të DASH. Nga emigrimi tek duralumini dhe aludimet per një histori rozë mes Lulzim Bashës dhe Argita Berishes. Asnjë inat me Edi Ramën

Postuar në 29 Korrik, 2015 15:33

Deputeti Arben Ndoka, e ka parë të arsyeshme të bëjë disa sqarime rreth të kaluarës së tij pas publikimit të raportit të DASH ku ai përmendet si një person që ka fituar mandatin e deputetit edhe pse  ka qenë i dënuar për trafik të qënieve njerëzore.

Ndoka e quan aksident dënimin e tij nga gjykatat italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe thotë se ai ka rënë viktimë e një kurthi, duke shpresuar se do ta pastrojë figurën e tij.

“20 vite më parë, ndaj meje ka nisur një proces gjykimi në Itali në mungesë time, në mungesë të nje avokatii te autorizuar nga une dhe pa dijeninë time, akuza të cilat nuk i kam pranuar dhe jam në një proces për rihapjen e gjykimit kundër tyre. Jam njohur me atë vendim në vitin 2002, dhe kam bërë transferimin e dosjes në Shqipëri, duke e shlyer dënimin e dhënë padrejtësisht në mungesë time. Për dijeni unë kam jetuar dhe punuar gjithmonë në Shqipëri dhe gjatë gjithë jetës sime kam vetëm dy qëndrime njërin 6 muaj dhe tjetrin 7 muaj jashtë Shqipërisë. Unë kam kryer një dënim për një faj që nuk e kam kryer dhe të ngarkuar në adresë time nga njerëz të tjerë, por shpresoj që procesi që po rihapet dhe ta pastroj këtë histori aksidentale ndaj meje”-shprehet Ndoka.

Deputeti socialist thotë se është I ndershëm dhe se këtë e tregon jetëshkrimi I tij I mbushur sa me sfida personale aq edhe  me detyra të rëndësishme shtetërore.  “Historinë time reale e njohin bashkqyetarët e mij me të cilët kam jetuar kam punuar dhe jam votuar prej tyre. Duke filluar nga viti 1996 unë kam punuar në një kompani private në Lezhë, me pas kam shërbyer ne Garden e Republikes dhe pastaj ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Ndertimit. Ndërkohë kam pasur kompaninë time të përpunimit të duraluminit dhe të gjithë llojet e xhamit me te cilën kam punuar për vite me rradhe ne te gjithe vendin”.

Në reagimin e tij Arben Ndoka thotë se dekriminalizimi duhet të nisë nga Lulzim Basha, për të cilin aludon se ka mbrojtjen e vajzës s ëish-kryeministrit Berisha për shkak të afërsisë mes tyre.

“Zoti Basha tenton të më bëj pis duke më etiketuar trafikant i qënieve nejrëzore, por nëse egziston dikush në politikën shqiptare që është në krye të një partie vetëm se ka mikluar vajzën e shefit dhe e ka trafikuar këtë miklim në karrierë politike, është pikërisht Lulzim Basha. Një njeri që ka kurajoj të përballet me njerëzit që ka jetuar dhe është rritur, nuk mund të krahasohet me një emigrant të rikthyer në Shqipëri, për shkak të bzuqëeshjeve të dhuruara, për të bërë të ndjehet e bukur, vajza e shefit të tij që më pas ti garantoj jo vetëm karrieren politike por dhe mbrojten ligjore për krimet e padënuara të tij. Nëse në këtë vend një ditë duhet të flloj procesi i dekrimiminalizimit, duhet të nis me ata që kanë mbyllur gjyqet pa u zhvilluar dhe jo me ata që kanë pësuar dënime dhe gjyqe pa bërë asgjë. Dhe në krye të kësaj liste je ti Lulzim Basha!” e përfundon reagimin e tij deputeti i Partisë Socialiste.

 

http://www.gazetatema.net/web/2015/07/29/reagimidiferenca-ime-me-lulzim-...

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.