Burg për abuzuesit e pyjeve dhe ndëshkim policëve që mbyllin sytë. Gjithçka do të monitorohet nga sistemi elektronik me kamera

Postuar në 31 Korrik, 2015 05:15

Nga shtatori 2015 do të ashpërsohet dënimi për këdo që do të presë në mënyrë të paligjshme apo do të transportojë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme. Nuk do të ketë më gjoba por dënime me burg. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e paralajmëroi në aktivitetin e sotëm ku u prezantua sistemi elektronik i monitorimit me kamera të pyjeve. Tahiri paralajmëroi dhe ndëshkim për policët që nuk do të kryejnë detyrën me ndalimin e kësaj vepre penale. Sistemi elektronik do të shërbejë dhe si provë në proceset gjyqësore për të ndëshkuar punonjësit e policisë që mbyllin sytë para kësaj vepre penale. Gjithashtu ministri tha se kjo  do bëjë thuajse të pamundur shtegun që përdor prokurori apo gjyqtari për të bërë korrupsion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.