Asfiksohet buxheti, qeveria “ndalon” shpenzimet, më pak ndihmë ekonomike edhe pagesa për papunësinë

Postuar në 04 Gusht, 2015 07:30

Fushatë kursimesh për qeverinë. Nën presionin e grumbullimit të dobët te të ardhurave qeveria po synon të mbajë nën kontroll shpenzimet buxhetore, kur shihet se, në fund të 6-mujorit nuk janë realizuar 26% e shpenzimeve të planifikuara. Sipas “Monitor” edhe në raport me faktin e 6-mujorit të parë të vitit 2014, shpenzimet buxhetore ishin 10% më të ulta në janar-qershor. Kursimet më të mëdha mësohet të jenë bërë në shpenzimet korrente, të cilat në vlera neto janë 10 miliardë lekë më të ulta se, plani i periudhës ose 6% më pak dhe 2.3% më të larta se, e njëjta periudhë e një viti më parë. Gjithashtu qeveria kurseu mbi 3 miliardë lekë ose 17% nga shpenzimet për interesa, si rezultat i normave më të ulta në tregun e brendshëm. Qeveria ka vijuar të tregohet e kursyer edhe me fondet e ndihmës sociale duke ndjekur edhe kursin e sugjeruar nga FMN për një administrim më të mirë të këtyre shpenzimeve. Nga fondi i ndihmës ekonomike u kursyen 1.1 miliardë lekë ose 12% në raport me planifikimin. Kundrejt gjashtëmujorit të parë vitit 2014 qeveria dha 30% më pak ndihmë ekonomike. Ulje në raport me planin e vitit 2015 dhe faktin e 2014 pësoi edhe edhe pagesa e papunësisë, e cila shënoi mosrealizim 31% në raport me planin dhe 36% në raport me faktin e 2014. Rënia drastike pësuan edhe shpenzimet për shtresat në nevojë me një mosrealizim 100% në raport me planin e periudhës. Në një njëjtin trend mosrealizim janë edhe detyrimet prapambetura të cilat shënojnë një diferencë 16% më pak se plani i periudhës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.