Arrestohet ish-zyrtari i Spiro Kserës, ishte në kërkim për korrupsion me vizat amerikane të punonjësve të ministrisë

Postuar në 30 Korrik, 2015 06:25

I dënuar një vit më parë me 2 vjet burgim për veprat penale të "Falsifikimit të dokumentave" dhe "Mashtrimit" dhe i shpallur në kërkim nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorine e Policise së Tiranës, Klevis Bitro u ndalua nga forcat e policisë. Ish-drejtori i Kabinetit të Ministrise së Punës po ashtu është dënuar dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndërkohë është nën hetim një tjetër procedim penal ndaj tij për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave”. 39-vjeçari kishte dorëzuar në ambasadën amerikane dokumentacionin e rremë për 3 shtetas, të cilët nuk ishin punonjës të ministrisë dhe që përmes kësaj skeme mashtrimi përfituan vizë amerikane. Bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një femër që kanë udhëtuar me viza të përkohshme në Shtetet e Bashkuara, dy prejt të cilëve nuk janë kthyer në Shqipëri, ndërsa femra është gjetur dhe deportuar në vendin tonë nga autoritetet amerikane.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.