Shpipëri Hesapi

Shumicat dixhitale të kryetarit të Bashkisë

Postuar në 11 Mars, 2019 11:31

10 000 njerëz votuan që festimet e 14 marsit të zhvendosen më 17 mars. Këtë na e njofton në tuiter , kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas tij kjo është një shumicë që ka vendosur dhe sondime të tilla që i zhvendosin festimet zyrtare në varësi të motit duhen bërë më shpesh. 

Socialistët e Tiranës festojnë Ditën e Verës më 17 mars; më 14 parashikohet shi

Postuar në 10 Mars, 2019 13:26

Asgjë nuk mund ta prishë festën! Këtë mendon kryebashkiakur Erjon Veliaj, i cili sugjeron që Festa e Verës të zhvendoset më 17 mars, sepse më 14 parashikohet shi me gjyma. Janë 50 aktivitete, që në terma praktikë janë argalisja e miletit, të cilat mund të mos kenë atë kallaballëk që shpreson kryebashkiaku. Ndaj 14-ën ta bëjmë 17 se nuk u bë qameti.

Kur halli zgjidhet me Google Search, Braho: Sali Berisha, agjent kalibri si Kim Filbi

Postuar në 08 Mars, 2019 11:32

Sali Berisha është agjent i ish-shërbimit jugosllav dhe erdhi në pushtet me ndihmën edhe të shërbimeve franceze. Këto i thotë në një intervistë për gazetën “Dita” ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, deputet që thotë madje se Berisha është një agjent kalibri. 

E provon njëherë edhe si operator turistik

Postuar në 07 Mars, 2019 23:28

Kam siklet t’u shpjegoj të huajve që pyesin si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun.

Ose: dhuna dëmton turizmin, ekonominë dhe imazhin.

Këto janë recetat çmobilizuese dhe minidiversionet e një kryeministri që bën rolin e operatorit turistik, ose të guidës turistike që po i bien myshterinjtë.

Kryeministri: Shqipëria do bëhet 100% PS. Niset për vizitë zyrtare në emisionin "Porta a porta"

Postuar në 05 Mars, 2019 14:23

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvendin e Shqipërisë se kriza ëshë e opozitës. Ai ka shtuar se PS-ja do t'i fitojë të gjitha bashkitë në vend e vetme.

Pas seancës z. Rama ka deklaruar se do të bëjë një vizitë zyrtare në emisionin "Porta a Porta" të Bruno Vespës përmes të cilit do sqarojë edhe italianët për krizën aktuale. Paratë e vizitës i paguan buxheti i shtetit.

Video/Një mësim i vockël për të kuptuar më shumë për ndërrimin e fesë mes shqiptarëve

Postuar në 05 Mars, 2019 12:52

Betimi i katër deputetëve të rinj në Parlament, të gjithë nga radhët e LSI-së, mund të jetë edhe lojë e kësaj partie. Pak rëndësi ka. Episodi na sjell në mend sesi xhepi i një personi, apo arrivizmi i tij, tradhëton një angazhim më të gjerë. Deputetët e rinj mund të thonë se mandatin ua ka dhënë populli. Ashtu duhet të jetë në fakt. Populli ua ka dhënë bashkë me imunitetin. Por gjesti flet më shumë sesa origjina e mandatit ndaj ta shijojmë siç duhet këtë shfaqje që thjesht provon degradimin e të ashtuquajturës demokraci.

Gjeni një fjali konsensuale për z. Cakaj!

Postuar në 27 Shkurt, 2019 15:11

Në 29 janar të këtij viti, Gent Cakaj ishte ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të paktën për Teatrin e Operas dhe të Baletit.

Këto ditë, z. Cakaj është shndërruar në zëvendësministër me kompetenca të deleguara për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kaq fjalë nxë edhe formati A4. 

Parlamenti portativ i PS-së mund të mblidhet edhe natën

Postuar në 26 Shkurt, 2019 10:06

Kryeministri i Shqipërisë mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm që të mos përmbushë atë që ai e sheh si skenar të opozitës: përballjen e tij me protestën. Masiviteti i dy protestave të fundit dhe dorëzimi i mandateve e kanë evidentuar krizën. Një rrethim i parlamentit në seancë, do ta theksonte gravitetin e saj dhe defunksionalizimin e plotë të institucioneve.

Qeshni falas me kryebashkiakun(video)

Postuar në 24 Shkurt, 2019 13:20

Para karriges dhe pas karriges...Sigurisht që nuk zhgënjen askënd sepse dallon që tutje se me kë ke të bësh.

200 kërkesa për ta kthyer kështjellën e Ali Pashës në Palermo, në bar ose lokal

Postuar në 24 Shkurt, 2019 12:29

Arkeologu Neritan Ceka ka dhënë një intervistë për gazetën “shqiptarja.com” përmes së cilës hedh idenë e një muzeu arkeologjik nënujor në Port Palermo. Ceka vëren se ka një indiferencë të plotë nga ana e qeverisë duke shtuar disa akuza për ministren e Kulturës që iku, Mirela Kumbaro, e apasionuar pas tenderave.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi