Bota

Forcat ruse tërhiqen nga Karabaku, Azerbajxhani merr kontrollin

Postuar në 19 Prill, 2024 12:43

Forcat ruse po tërhiqen nga rajoni i Karabakut në Azerbajxhan, ku kanë qenë të vendosur si paqeruajtës që nga përfundimi i një lufte në vitin 2020. Lajmin e konfirmuan zyrtarë të të dy vendeve.

Erdogan: Izraeli ia ka kaluar Hitlerit

Postuar në 18 Prill, 2024 20:09

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Izraeli ka vrarë në Gaza më shumë fëmijë se regjimi i Adolf Hitlerit.

Gjatë një takimi me grupin parlamentar të partisë së tij, AK, Erdogan tha se forcat izraelite kanë vrarë mbi 14 000 fëmijë të pafajshëm në Gaza që nga 7 tetori, duke lënë pas mizorinë e Gjermanisë naziste.

“Shumë fjalë, asnjë vepër”

Postuar në 18 Prill, 2024 16:40

Kandidati kryesor i socialdemokratëve francezë, Raphaël Glucksmann, kritikon nivelin e pamjaftueshëm të mbështetjes evropiane për Ukrainën, duke akuzuar liderët, mes të cilëve edhe presidentin Emmanuel Macron, për "kënaqësi në të folur, por dobësi në veprime".

"Ne ende nuk kemi rregulluar linjat tona të prodhimit, ne ende nuk kemi bërë atë që duhej bërë", tha Glucksmann për POLITICO.

Ndotin të mëdhenjtë, e paguajnë të vegjlit

Postuar në 18 Prill, 2024 11:49

Ekonomia globale është e destinuar të tkurret mesatarisht me 19% deri në vitin 2049 për shkak të krizës së vazhdueshme klimatike, por me dallime të qarta midis vendeve gjithnjë e më pak të pasura: ato me të ardhura të ulëta dhe me emetim të ulët historik të gazeve serrë do të vuajnë më shumë, do të pësojnë humbje të ardhurash 61% më të madhe se ato me të ardhura më të larta dhe 40% më shumë se vendet me emetime më të larta.

Dendias: Do të ndërtojmë Kupolën e Hekurt si Izraeli

Postuar në 17 Prill, 2024 17:57

Greqia do të zhvillojë një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashëm me Kupolën e Hekurt të Izraelit, me qëllim që të mbrojë vendin nga kërcënimet ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Në Spanjë nisin lëvizjet antiturizëm

Postuar në 17 Prill, 2024 10:38

Lëvizjet kundër turizmit po shumohen në Spanjë, vendi i dytë më i vizituar në botë, duke i shtyrë autoritetet të përpiqen të pajtojnë interesat e vendasve dhe kërkesat e sektorit fitimprurës.

Nën sloganin "Kanariet kanë një kufi", një grup grupesh në arkipelagun jashtë Afrikës veriperëndimore kanë planifikuar protesta në fundjavë.

Kanariet janë të njohura për peizazhet vullkanike dhe rrezet e diellit gjatë gjithë vitit dhe tërheqin miliona vizitorë nga e gjithë bota.

Asambleja Parlamentare e KiE-s rekomandon anëtarësimin e Kosovës

Postuar në 16 Prill, 2024 20:13

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. 

171 deputetë votuan pro, 29 kundër ndërsa 11 prej tyre abstenuan.

Sipas procedurave, Kosovës i ka mbetur edhe një hap për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.

Izraeli kërkon shpalljen e Gardës Revolucionare organizatë terroriste

Postuar në 16 Prill, 2024 18:23

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kërkon që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të shpallet organizatë terroriste pas sulmit masiv ajror të së shtunës.

Megjithatë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell,e kundërshtoi këtë kërkesë, duke u shprehur se një veprim i tillë nga Blloku nuk është ligjërisht i mundur për momentin.

Raporti i grekes Bakojanis për Kosovës, mbetet i paprekur. Rrëzohen amendamenet proserbe

Postuar në 16 Prill, 2024 15:10

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka rrëzuar të gjitha amendamentet e dëmshme për Kosovën, që janë paraqitur nga deputetë të ndryshëm për raportin e raportueses Dora Bakoyannis. 

Shumica e amendamenteve të propozuara për Kosovën në KiE lidhen me Asociacionin. Sipas dokumentit që ka siguruar KOHA, në një amendament disa deputetë serbë kanë rekomanduar që paragrafi 11 që parasheh se Asociacioni të jetë zotim i Kosovës pas anëtarësimit, të zëvendësohet me paragrafin që e konsideron formimin e Asociacionit si parakusht.

Mesazhe kërcënuese për ambasadorin amerikan në Serbi

Postuar në 16 Prill, 2024 12:52

Diçka interesante: mediat serbe raportojnë se ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill, ka marrë kërcënime me vdekje pas një vizite në universitetin e Novi Sadit. Me jetë është kërcënuar edhe profesori Dinko Gruhonjiç, në të dyja rastet përmes mediave sociale.

Një plumb për të dy

ishte një ndër mesazhet që raportohen nga media serbe se u shfaqën në mediat sociale.

Pages

Subscribe to RSS - Bota