Ish juristja e hipotekës Vlorë dënohet me 4 vjet burg, grabiti me dokumente false 2.2 ha truall në Ujë të Ftohtë

Create: 08/02/2015 - 17:37

Mjekët vjelin pacientët, policët shkelësit e ligjit, gjyqtarët të pandehurit... po ata që punojnë në hipotekë? Fare e thjeshtë, tokat. Kështu ka ndodhur me ish-juristen e Hipotekës së Vlorës, Blerina Dhrami. Ajo dhe një bashkëpunëtor i saj janë dënuar për grabitjen e një prone me sipërfaqe totale 2.2 hektarë me vlerë 2 milionë euro, me 7 vjet e 6 muaj burg.
Dhrami dhe Vilson Lashaj u shpallën fajtorë për “falsifikim dokumentesh” për një truaj 22 mijë metra katrorë në Plazhin e Vjetër dhe Ujin e Ftohtë në Vlorë. Ish-juristja e Hipotekës mori një dënim me 4 vjet burg, ndërsa Vilson Lushaj u dënua me 3 vjet e 6 muaj. Lushaj duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me nr.32/435, zona kadastrale nr.8604, e llojit truall, me sipërfaqe 20.039 m², ndodhur në lagjen “1 Maji” si dhe pronën me nr.17/1/2, zona kadastrale nr.8602, e llojit truall, me sipërfaqe 1.700 m², ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”. Ndërsa Dhrami në cilësinë e juristit të Z.Rr.P.P Vlorë, duke përdorur dokumentat e falsifikuara, duke pasur dijeni për përmbajtjen e tyre të rreme, ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të Z.Rr.P.P Vlorë, të dy pasurive të paluajtshme në favor të Lushajt dhe familjarëve të tij, duke i pajisur ata me dokumentat e pronësisë.
a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.

About Author

Skerdilajd Zaimi