credins
Data sot është 18-05-2013, ora 20:41
Ndaje |

Marshimi i të Përdalave merr përmasa botërore

Ato e quajë atë SlutWalk (Marshimi i të Përdalave)  dhe është marshim proteste e grave për të dënuar shpjegimin apo justifikimin e përdhunimeve bazuar në aspekte të veshjes dhe pamjes së jashtme të grave. Kjo lëvizje filloi më 3 prill 2011 në Toronto të Kanadasë dhe po shtrihet në shkallë botërore. Pikënisja e kësaj lëvizje feministe ishte kur Constable Michael Sanguinetti, një officer policie i Departamentit të Torontos deklaroi në një seminar për parandalimin e krimit në Universitetin e New York-ut se, për të mos qënë viktima të përdhunimeve “gratë duhet të shmangin veshje të tilla që i bëjnë ato të duken si të përdala (eng. Slut)”. Bashkëthemelueset e kësaj lëvizje Sonya Barnett dhe Heather Jarvis vendosën ta përdorin këtë term si sloganin e lëvizjes së tyre.  Ato shkruan se “gratë janë të lodhura nga trajtimi i tyre vetëm nga ana seksuale dhe ndihen të pasigurta si rezultat i kësaj”.

Më 3 prill 2011 më shumë se 3,000 gra u mblodhën në parkun në qendër të Torontos me emrin Queen’s Park.  Edhe pse në faqen në internet të lëvizjes atyre u ishte kërkuar të visheshin si përditë, për të treguar gra normale që sulmohen seksualisht, shumë gra kishin veshur veshje provokative në shenjë proteste. Që nga ajo ditë lëvizja u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara,  Evropë dhe Australi. Në 12 qershor lëvizja arriti në Londër dhe në 13 gusht në Mynih të Gjermanisë. Protesta është në formë marshimi, kryesisht nga gra të reja, shumica e të cilave vishën në mënyrë provokative si të përdala dhe mbajnë parrulla si “Veshja ime nuk është ftesë”, “Është trupi im dhe bëj ç’të dua”, “Dashuria është konsensuale” e të tjera.

A.Kola

  

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.