Sektori i ndërtimit në ngërç pas urdhrit të Veliaj, për pezullimin e lejeve. Efektet negative përqendrohen në kryeqytet

Postuar në 04 Gusht, 2015 13:01

Pas goditjes së parë nga qeveria gushtin e kaluar, sektori i ndërtimit ka marrë goditjen e dytë, e këtë herë, pas urdhrit të Kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, për pezullimin e lejeve për një periudhë 1 vjeçare, deri në hartimin e një plani të ri zhvillimor. “Tv Scan” thotë se efektet negative janë përqendruar në kryeqytet. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në të gjithë vendin për tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë vetëm 14 leje ndërtimi, nga të cilat 11 prej tyre janë në qarkun e Tiranës. Edhe pse shifra ka prekur nivelin më të ulët në të paktën pesë vitet e fundit, ky sektor do të përballet sërish me vështirësi pasi do të pezullohet puna. Ndërsa gjatë vitit 2014, janë dhënë 270 leje ndërtimi në të gjithë vendin, prej të cilave 110 në Kryeqytet, ku një pjesë e mirë prej tyre mund të jenë ende në proces zbatimi. Sipas “Tv Scan” të gjitha këto leje do të kalojnë në sitë për parregullësi, çka do të thotë se edhe punimet do të bllokohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.