Zemërimi i Beogradit me Athinën, Kathimerini: Serbia nuk mund të na tregojë kur do e njohim Kosovën

Postuar në 24 Korrik, 2015 16:06

Në një editorial të saj gazeta greke “Kathimerini” duke iu referuar turit ballkanin të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe reagimit të Beogradit për deklaratat e shefit të diplomacisë greke në Prishtinë thotë se Serbia nuk mund t’i imponojë Greqisë strategjinë e politikës së jashtme na rajon. “Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të kuptojnë se Greqia ka politikën e saj të jashtme me parakusht interesat e saj dhe paqen e stabilitetin në rajon. Me pak fjalë, kur dhe si do ta njohë Greqia Kosovën këtë e vendos Athina bazuar në interesat e saj dhe këtë nuk ia ndalon dot Beogradi. Qeveria serbe duhet të kuptojë se nuk mund të çojë gishtin  ndaj grekëve a thua se u drejtohet bashkëkombasve të saj në Bosnjë apo Kosovë. Mendësia e Millosheviçit nuk ka vend në Ballkanin e pasluftës. Greqia e pagoi shtrenjë pozicionin filoserb gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe mori si dhuratë nga vëllezërit serbë njohjen e FYROM me emrin kushtetues Maqedoni”-shkruan Kathimerini. Sipas gazetës, Athina duhet të jetë e orientuar nga një politikë e jashtme që do t’u japë zgjidhje çështjeve të hapura shqiptaro-greke.”Athina nuk duhet të lejojë sjellje paternaliste të Beogradit për çështjen e Kosovës. Njohja e Kosovës bashkë me integrimin europian të Shqipërisë përbëjnë një element të fortë për zgjidhjen e çështjeve të hapura shqiptaro-greke dhe Athina nuk duhet ta djegë këtë mundësi”-thuhet në artikull.

l.m

http://www.kathimerini.gr/824892/opinion/epikairothta/politi....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.