"Zëri i Popullit” 2.0

Postuar në 26 Korrik, 2015 12:28

“JavaNews” raporton një sot se një dukuri e re paska marrë udhë në Shqipëri. Dukuri e cila ka “alarmuar” Policinë e Shtetit, të drejtuar nga Saimir Tahiri. Dukuria është kjo: “Fillimisht personat blejnë një numër celulari në treg të zi dhe i dërgojnë mesazhe kërcënuese numrave të tyre personal. Me ardhjen e këtyre mesazheve, ata bëjnë kallëzim në polici se ndihen të kërcënuar dhe disa ditë më vonë ose edhe muaj, sajojnë vendosjen e eksplozivit në makinë, në derë të apartamentit apo hyrje të banesave private. Disa prej këtyre eksplozivëve, i shpërthejnë por në shumicën e rasteve ata i gjejnë vetë personat dhe njoftojnë policinë për të bërë çaktivizimin. Të gjitha këto veprime dokumentohen nga policia dhe qytetari i përdor ato për të kërkuar azil në vendet e BE-së”. Dhe më tej kjo gazetë shton se “Policia e Shtetit pranon faktin se janë të pakta ngjarjet e sajuara nga qytetarë”. I gjithi një skenar filmi me çekuilibër logjik brenda, sa kohë që saga e tritolit, vitin e kaluar bëri dëme serioze dhe reale. Nuk dihet çfarë sajon tashmë policia që ia përcjell medias, por edhe si një përpjekje për të shkruar diçka mirë për policinë, kjo nuk bën. Së pari sepse provon se dëshira për të ikur nga ky vend po arrin kulmin. Dhe kjo është përgjegjësi edhe e qeverisë. Së dyti, provon se në Europë teza e të qenit i kërcënuar në Shqipëri është shumë e besueshme. Dhe së fundmi kjo përpjekje qesharake nuk i heq asgjë faktit se tritoli gëlon anembanë Shqipërisë. Sot policia akuzohet ditën për diell se kërcënon të arrestuarit, sikurse parlamenti po na rezulton se është i përfaqësuar edhe nga vrasës. http://www.javanews.al/shqiptaret-po-i-vene-eksplozivin-vete...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.