Zëdhënësi i KLSH: “Kallëzim edhe për zv.ministrin e Arsimit”. Mazniku: “Nuk kam informacion”. Zëdhënësi i P. të Përgjithshëm: “Ju jap përgjigje nesër”

Postuar në 15 Korrik, 2015 11:43

Dje Kontrolli i Lartë i Shteti publikoi të dhënat e auditimit të kryer në Ministrinë e Arsimit, si pasojë e të cilit, ky organ konstatoi shkeje ligjore me dëm ekonomik në vlerën e 771 mijë eurove. Sipas njoftimit zyrtar u kallëzuan në prokurori, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Përgjegjësi i Sektorit Financiar. “Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me nr. 1217/6, datë 27.03.2015 për P.N., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i MAS, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe E.K., Përgjegjës i Sektorit të Financës i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, sepse gjatë zbatimit te procedurës se prokurimit me objekt “Ndërtimi i objektit Tirana Olimpik Park”, kanë kryer veprime të kundërligjshme të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 dhe neni 258 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Një shkelje që shkon në majën e piramidës administrative të ministrisë, e cila është mburrur shumë për arritjet e veta. Mirëpo a mundet që ky zinxhir shkeljesh të realizohet pa dijeninë e titullarëve? Këtë përgjigje e jep drejtësia, por fakt është se KLSH ka bërë kallëzim(rekomanduar) edhe për zv.ministrin e Arsimit, Arbian Mazniku. I kontaktuar me telefon, zëdhënësi i KLSH-së, Bedri Coku tha për “ResPublica” se: “Po është bërë kallëzim edhe për zv. Ministrin e Arsimit Arbian Mazniku. Fjala është për korrupsion. Por ne bëjmë rekomandime”, tha Coku. Vetë zv. ministri tha lidhur me këtë gjë se: “Nuk kam informacion”. Nga ana e vet, zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani, deklaroi se “Mund t’ju kthej përgjigje nesër”. Thënë kjo askush prej palëve nuk duket se mohon faktin se zv. ministri gjendet e eventualisht i përfshirë në vorbullën e informacionit të një kallëzimi. Apo se çështja e trajtuar në njoftimin e KLSH-së ka lënë pa prekur edhe atë. Gjithsesi do të duhet pritur një përgjigje definitive nga prokuroria e cila administron dosjet e KLSH-së, por paralelisht me këtë do nënvizuar edhe njëherë fakti se: auditimi ka kapur shkelje me dëm ekonomik në majën e piramidës së ministrisë. Dhe përvoja e këtyre viteve na provon se askush nuk mund të qarkullojë shuma të mëdha pa rënë në sy të drejtuesve. Përndryshe kemi të bëjmë me tuhafë. Njoftimi jep vlerësime për ministren Nikolla, e cila përveç debatit të madh që po shoqëron aktualisht projektligjin “Për Arsimin e Lartë” vihet tashmë edhe përballë situatës së pakëndshme të krijuar nga gjetjet e KLSH-së. Dhe është ky institucion që para disa kohësh bëri kallëzim për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, po për shkelje të ngjashme, përfshirë edhe një aktivitet si “Traku Fest”, të cilin opozita e trajtoi si akt korruptiv që përfshinte edhe z. Veliaj. Më tej akoma, një problem serioz po konsumohet në Dogana dhe Tatime, ku ka mosrealizime të ardhurash. Në dogana është zhvilluar edhe një hetim i brendshëm, pas ikjes me dorëheqje të Elisa Spiropalit, por që sipas zëdhënësit Sejdarasi, rezultoi me “gjetje joshqetësuese”. Çfarë i bashkon të gjitha këto hallka? I bashkon fakti se të gjithë drejtuesit janë zgjedhje personale e kryeministrit. Në çdo rast Kur Ngrihet një Akuzë Zyrtare, është drejtësia ajo që do thotë fjalën e fundit. Duam të besojmë se këto janë gabime njerëzore, pasojë inerciale e parimit “sistemi korrupton njerëzit”. Sistemi natyrisht është ai i vjetri. Deri në korrigjimin final të këtij sistemi, madje shkallmimin e tij, shpresojmë që “të mos i marrë koka erë edhe ndonjë tjetri”.
s.z

Comments

Submitted by inct (not verified) on

<p>Ore nje pyetje kam per zotin zv. minister .... na folet shume per dixhitalizimin e arsimit ( pasuat investimet e saliut me investime te juajat ) ku eshte ky sistemi i dixhitalizuar i arsimit more se na plaset syte.... kaluan dy vite .... &nbsp;Pse nuk i hyn klsh dhe ketij problemi.... se jo vetem abuzojne me fondet por dhe sdine te kerkojne llogari per fondet e levruara....</p>

Submitted by Beni (not verified) on

<p>I lumte dora KLSH-se! Se me kete arrogancen qe i ka kapur keta te MAS kushedi se cdo vazhdonin te benin e te grabisnin akoma.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.