Wikileaks: SHISH në negociata për blerjen e një programi të sofistikuar përgjimi. Të interesuar zyrtarë të qeverisë

Postuar në 12 Korrik, 2015 11:34

Tv Klan ka publikuar një korrespondencë të zyrtarëve të SHISH me përfaqësues të kompanisë Hacking Team per blerjen e nje programi te sofistikuar pergjimi. Kontaktet kishin nisur prej Tetorit të vitit 2013 mes drejtuesve të saj dhe një zyrtari shqiptar me inicialet E.D. Tv Klan i referohet dokumentave elektronike të Wikileaks.
Programi i quajtur Remote Control System Galileo është projektuar për të sulmuar, infektuar dhe monitoruar një numër tepër të madh kompjuterash dhe smartfonësh vjedhurazi. Ai i lejon përdoruesit që të mbledhë fshehurazi të dhëna nga të gjitha sistemet operative të përdorura si ëindoës XP, Vista, ëindoës 7 dhe 8, Mac OS dhe Linuks.
Në lidhje me smartphone -ët, ai mund të monitorojë dhe përgjojë iPhone-t, Symbian që përdor Nokia, Blackberry, Adroid –ët dhe telefonat ëindoës 8.
Pasi objektivi është infektuar nga ky program, Remote System Control Galileo lejon hyrjen në aparat dhe marrjen e informacioneve të shumëllojshme. Këtu përfshihen të dhënat dhe komunikimet nga nga Skype, Facebook, Twitter, ëhatsApp, Viber, Line etj.
Programi përgjon gjithashtu në të gjitha gjuhët e tastierave kompjuterike apo të telefonave, zbulon vendndodhjen e tyre, u kopjon fotografitë, mikrofonat, pra bisedat dhe kamerat. Në mënyrë të padukshme ky program arrin të depërtojë edhe sistemet e mbrojtëse më të njohura.
Wikileaks ka zbuluar sy program iu propozua Shërbimit Informativ Shtetëror. Mësohet se propozimi erdhi nga një drejtori brenda SHISH. Por siç tregon ëikileaks, bisedimet kishin nisur më herët.
Negociatat vijojnë mes E.D dhe përfaqësuesve të kompanisë. Por në Dhjetor të 2013 –ës pjesë e tyre bëhet edhe një punonjës i shërbimit informativ me inicialet E.L.
Në këmbimin e email -eve mes tij dhe një përfaqësuesi të HackinTeam, punonjësi i SHISH thotë se Shërbimi Informativ kishte pranuar parimisht që të shihte një prezantim të programit, në fillim të vitit 2014. Disa përfaqësues të kompanisë mbërrijnë në Tiranë në Shkurt të vitit 2014 për t’a prezantuar projektin.
Emailet e Wikileaks japin detaje për udhëtimin e përfaqësuesve të kompanisë, akomodimin e tyre në “Hotel Tirana” dhe largimin nga Shqipëria.
Ato tregojnë gjithashtu se mes kompanisë dhe pikave të kontaktit në Shqipëri ka patur edhe telefonata. Përmbajtja e tyre nuk bëhet e ditur.
Televizioni Klan thotë se pas shumë muajsh negociata, të cilat vijuan edhe në vitin 2015, SHISH refuzoi ta blinte super – programin e përgjimeve.
Arsyeja: ai ishte i kushtueshëm dhe SHISH nuk mund ta përballonte. Në dokumentat e publikuar nga ëikileaks thuhet se të interesuar për këtë program ishin zyrtarë të qeverisë. Por në email -et e siguruar deri tani nuk ka shumë detaje rreth kësaj.

l.m

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Problemi eshte se kush na siguron qe nuk e kane blere kete program dhe nuk po e perdorin duke pergjuar jeten tone private...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.