VKM/Shërbimi sekret ushtarak adreson fonde për blerje...programesh dhe kompensim të famijes së bashkëpunëtorëve që humbasin jetën për shkak të detyrës

Postuar në 16 Korrik, 2015 20:58

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e datës 7 korrik, një vendim(VKM) që përcakton rregullat e përdorimit dhe kontrollit të fondeve për veprimtari specifike operative të Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, njohur dikur si Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Vendimi, që nuk është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, është zbardhur sot në Fletoren Zyrtare dhe ndër të tjera rregullon edhe: “Fondet për veprimtari specifike operative të jenë deri në 25 për qind të buxhetit vjetor të Agjencisë...Fondet për veprimtari specifike operative të përdoren, në vlerë leku dhe në valutë, për...blerje të mallrave, shërbimeve, pajisjeve, mjeteve e programeve, në funksion të veprimtarive specifike operative, si dhe për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar;
d) shpenzime për takime me përfaqësues të shërbimeve të huaja të inteligjencës, në interes të shkëmbimit të informacionit dhe kryerjes së veprimtarive të përbashkëta operative;
e) shpenzime për kompensimin e familjes së personit që humb jetën për shkak të bashkëpunimit të fshehtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”. Bie në sy përcaktimi për blerje programesh dhe kompensimin e familjes së bashkëpunëtorëve që humbasin jetën. Propozues është Ministria e Mbrojtjes, e cila pak ditë më parë publikoi Strategjinë Ushtarake, në të cilën përfshihej edhe kërcënimi i Shqipërisë nga ISIS. Në këtë frymë vjen edhe VKM në fjalë, që me sa duket pohon aktivizimin e burimeve dhe bashkëpunëtorëve edhe jashtë vendit. VKM vjen në një kohë kur në media po qarkullon lajmi për përpjekjen e qeverisë për të blerë pajisje të sofistikuara përgjimi, por që i atribuoheshin ShISh, që përmes një deklarate sqaronte se “çdo hap në këtë drejtim, kërkon lejen e Prokurorit të Përgjithshëm”.
http://www.legjislacioni.gov.al/frontend/change_document_fil...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.