Vironi rrëfen punën e babait të tij Nafiz Bezhanit: Ja pseudonimet e spiunëve në ministri, pushtet lokal e ambasada. Drafti për dosjet u pengua nga PS e PD. Frikë mos u zbuloheshin bashkëpunëtorët e Sigurimit

Postuar në 17 Korrik, 2015 02:13

Në një intervistë për gazetën “Sot”, Viron Bezhani, djali i Nafiz Bezhanit, që ka qenë dhe kryetar i komisionit për verifikimin e zyrtarëve të lartë të shtetit si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ka zbardhur pseudonimet e spiunëve në ministri, pushtetin vendor dhe ambasada. Ai ka deklaruar për “Sot” se komisioni “Bezhani” ka arritur të zbulojë në dikasteret si Ministria e Tregtisë, persona me pseudonim “këshilltari” apo “gjurmuesi”, në pushtetin lokal persona që u larguan nga funksionet e tyre plot 7 veta nga një listë prej 11 vetash. Sipas Bezhanit, këta persona ishin aktivistë të rregullt në organet e sigurimit dhe kishin pseudonimet e tyre si “Vullnetari”, “Besimtari”, “Pisha”.., etj. Gjithashtu, deklaron Bezhani, pseudonime spiunësh janë zbuluar edhe në ambasada, si psh pseudonimi i një ambasadori me nofkën “Fenomeni”, i cili ka qenë agjent i Sigurimit të Shtetit, e shumë raste të tjera në ministri të ndryshme, etj. Komisioni “Bezhani” u ngrit në vitin 1995 dhe funksionoi deri në vitin 2004. Ndërkaq, Bezhani deklaron se babai i tij Nafiz Bezhani kishte hartuar një draft të plotë për hapjen e dosjeve, por ky ligj nuk u miratua asnjëherë, pasi u pengua nga dy partitë e mëdha, nga frika se do t’ju zbuloheshin bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. 

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>Doni emra dosjesh ju? Pyesni Gramoz Rucin, Sali Berishen dhe Aleksander Meksin. Kishte dhe Azem Hajdari emra plot por i mori me vete.</p><p>Ndoshta dhe Kac Myftaraj mund te ndihmoje...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.