Vijon rënia e financimit të ekonomisë. Biznesi i vogël dhe korporatat ulin kërkesën për kredi, parashikime pesimiste për muajt në vazhdim

Postuar në 18 Korrik, 2015 15:37

Të dhëna pesimiste vijnë nga Banka e Shqipërisë për ritmet e zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Në një raport të publikuar për aktivitetin kreditues të tremujorit të dytë, Banka thotë se

kërkesa për kredi e bizneseve u vlerësua në rënie, si për ndërmarrjet e vogla e të mesme, ashtu edhe për korporatat e mëdha.

“Bankat kanë vlerësuar në rënie kërkesën e bizneseve për kredi në tremujorin e dytë. Balanca neto e përgjigjeve ishte -4.9%. Kërkesa në rënie është regjistruar si për bizneset e vogla, ashtu edhe për korporatat e mëdha. Pritjet për kërkesën në tremujorin e tretë janë pesimiste dhe bankat nuk presin rritje të mundshme të saj. Po ashtu skspertët bankarë presin zhvillime pozitive në kërkesën e individëve për kredi, por vijojnë të presin një kërkesë të ulët nga ana e bizneseve gjatë tremujorit në vazhdim” thuhet në raport.

Sistemi bankar shihet në pozita të forta dhe thuhet se ka lehtësuar standardet e dhënies së kredive për bizneset, por duket se ky injeksion që vjen nga bankat nuk është i mjaftueshëm që ekonomia të reagojë. BSH thotë se ekonomia nuk i ka ndihmuar bankat, madje ka ndikuar negativisht.

“Faktorët që ndikuan lehtësimin e standardeve të bankave në tremujorin e dytë ishin: konkurrenca në tregun bankar, gjendja e likuiditetit të bankave, vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe mjaftueshmëria e kapitalit të bankës.

Gjithashtu, pas kontributit në kahun lehtësues në tremujorin e parë, situata makroekonomike vlerësohet të ketë kontribuar në kahun shtrëngues të standardeve në tremujorin aktual”- thuhet në raport.

 

http://www.bankofalbania.org/web/Vrojtimi_per_aktivitetin_kreditues_T2_2015_7305_1.php

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.