Turqia godet ISIS-in, por edhe objektiva kurde. Kryeministri Davutoglu flet me gjëagjëza para gazetarëve. Deri ku do shtyhet Ankaraja kundër terroristëve?

Postuar në 27 Korrik, 2015 10:03

Me gjuhën e sfinksit ka folur kryeministri turk Ahmet Davutoglu para gazetarëve, për të shpjeguar rolin e ri në Turqisë në konfliktin sirian (dhe irakian njëherësh) me sulmet e fundit kundër objektivave të ISIS. Kryeministri turk ka deklaruar se Turqia nuk ka në plan të dërgojë trupa ushtarake tokësore në Siri për të luftuar kundër Shtetit Islamik. Aksionet ushtarake ajrore të Turqisë erdhën si përgjigje ndaj dy sulmeve terroriste të ndodhura javën e kaluar në këtë vend, një prej të cilëve në lokalitetin Suruç, ku humbën jetën 32 aktivistë. Por veç ISIS-it sulmet nuk munguan as ndaj objektivave të partisë kurde PKK. Në orët e fundit tanket turke bombarduan fshatin kurd Zur Maghar në veri të Sirisë, duke plagosur të paktën 4 militantë, sipas një njoftimi të publikuar të hënën nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Davutoglu deklaroi se sulmet ajrore ndaj bazave të ISIS në afërsi të kufirit turko-sirian dhe ndaj separatistëve kurdë në Irak mund të “ndryshojnë lojën”, dhe se pas sulmeve ajrore të Turqisë, në konfliktin rajonal janë krijuar “rrethana të reja”. Por se deri ku do të shtyhet Turqia në kundërvënien me ISIS, ende mbetet për t’u parë. Gjasat janë që Ankaraja, e cila ende nuk ka krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të fundit, kërkon t’u japë mesazh islamikëve radikalë “të mos kruhen” dhe jo të angazhohet realisht kundër tyre. Ndërkohë, NATO pritet të mbajë një takim të jashtëzakonshëm nesër për situatën e krijuar.

a.k

Comments

Submitted by Erdogan (not verified) on

<p>E gjithe nderhyrja ka te beje me zgjedhjet ne Turqi dhe me situaten politike atje. Erdogan nuk mori shumicen qe i duhej per tu zgjedhur president, gjithashtu partia e tij duhet te ndaje pushtet me parti te tjera, te cilat nuk po i japin konsensus. Pas sulmeve ne siri dhe irak perqindja e partise s etij eshte rritur nga 30 per qind ne 45 per qind.&nbsp;</p><p>Sulmet dhe istuata e tille do te vazhdoje deri sa Erdogait ti mbushet mendja ti fuse nje pale zgjedhje te [arakohshme per te fituar vetem maxhorancen. Po luan me zjarrin, qe ka per ta djegur&nbsp;</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Sakt. Don me thane ato te vdekur nga bombardimet nga avjonet e ushtrise turke jane kethyer ne rritje te % se partise se kriminelit Erdogan. Ky asht &quot;vllai i shqiptarve&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.