Tre mijë euroshi nuk ndalet në Lushnje. Sërish nga LSI. Drejtori i Hipotekës në pranga për korrupsion

Postuar në 14 Korrik, 2015 02:18

Sërish për tre mijë euro, sërish përmes një ndihmësi që këtë herë nuk është djali, por shoferi, sërish në Lushnje. Dhe mesa dihet, sërish i LSI-së. Drejtori i Hipotekës në Lushnje është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet për korrupsion pasiv. Me urdhër të Prokurorisë, policia ka ndaluar shtetasin Elvis Bajaziti, 29 vjeç. Me Bajazitin, është ndaluar edhe shoferi i tij, Aurel Tiranishti, 35 vjeç mbi të cilin rëndon e njëjta akuzë. Bajaziti dhe Tiranishti, të dy lindur dhe banues në Lushnje, u kapën në flagrancë nga efektivët e Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Lushje. Shoferi, Aurel Tiranishti kishte rolin e sekserit në paratë që u mernin qytetarëve. Ata u kapën duke i marrë 3000 euro qytetarit me iniciale A.P. në këmbim të një certifikate pronësie. Bajaziti ishte emërtesë e ministrit Nasip Naço.

Vitin e kaluar drejtoresha e arsimit në këtë qytet u kap në flagrancë me korrupsion, e ndihmuar nga i biri dhe një mësues për t’u marrë mijëra euro (2500-3000) mësuesve në premtim të vendit të punës.

A e tërheq klima e zonës, apo klima e partisë këtë dukuri tre mijë eurosh në Lushnje? Shumë të paktë do vinin bast për të parën…

a.j

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

<p>Ehhh..keta bejne mire te nderrojne emrin e partise!! Nga LSI-Levizja Socialiste per Integrim ne PKI-Partia e Korrupsionit te Integruar!!!! :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.