Thellohet skandali me barnat e rimbursueshme. Prokuroria dyshon se në skemën e mashtrimit me ilaçet janë të përfshira edhe farmaci të rretheve

Postuar në 06 Korrik, 2015 11:52

Skandali i barnave të rimbursueshme dyshohet se është disa herë më i madh nga sa është prezantuar nga Ministria e Shëndetësië. Tv Klan raporton se nga hetimi dy mujor i prokurorisë së Tiranës ,rezulton se në këtë skemë ishin të përfshira dhe një numër i konsiderueshëm farmacish në rrethe. Si pasojë e veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e kryeqytetit ka rezultuar se farmaci në Durrës, Elbasan, Fier dhe disa qytete të tjera kanë qënë pjesë e kësaj skeme. Për këtë fakt hetuesit dyshojne se shuma e vjedhur nga buxheti i shtetit kalon shifrën e 500 mijë eurove, për të cilat u arrestua drejtori Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për Tiranën, Pjerin Xhuvani dhe pronari i katër farmacive fiktive. Hysni Roçi. Prokuroritë e Rretheve janë porositur të shtrijnë hetimet në farmacitë e dyshuara ku janë lëshuar receta fallso të cilat më pas janë rimbursuar nga buxheti i shtetit. Veprimet në këto qytete sapo kanë filluar nga prokurorët dhe në ditët në vijim priten rezultate konkrete,për të parë se kush ka qënë i përfshirë në këtë aferë. Deri tani i vetmi person që ndodhet pas hekurave është pronari i farmacive fiktive Hysni Roci. Gjykata e apelit disa ditë më parë ndryshoi masën e sigurisë për Pjerin Xhuvanin drejtorin e fondit të sigurimeve shëndetsore,duke e lënë në arrest shtëpie. l.m

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Epo, edhe po te jete e vertete kjo gje, nuk mund te quhet &quot;thellim&quot; i skandalit, por thjesht &quot;zgjerim&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.