Telefonata "bombë" e Julian Sinanajt për News 24: Didi më ka kërkuar të mos flas për Ilia Karçinin. Skerdilajd Konomin e kanë vrarë njerëz që sot dalin në ekrane

Postuar në 24 Korrik, 2015 10:15

Julian Sinanaj ka telefonuar në News 24 nga numri 04 42 07 041 i Spitalit të  Burgut në Tiranë, duke rrëfyer prapaskenat që lidhen me atentatin e përgatitur nga Ilia Karçini për Pirro Baren dhe vrasjen mafioze të Skerdilajd Konomit. Megjithëse biseda e tij është ndërprerë nga gardianët e Spitalit të Burgut ai ka arritur të tregojë disa detaje që duket se hapin një cikël të ri implikimesh të ish-drejtuesve të policisë dhe njërëzve të politikës në disa nga ngjarjet më kriminale në vend.

Sinanaj ka thënë se gjyqtari Konomi u vra nga deputetë dhe njerëz me pushtet që dalin përditë në ekrane dhe se policia dhe Prokuroria po fshehin provat dhe faktet në ngarkim të biznesmenit të hidrokarbureve Ilir Karçini, i cili është i arrestuar për porositjen e vrasjes së rivalit të tij Pirro Bare, ngjarje kjo e mbetur në tentativë. Ndër të tjera Sinanaj ka thënë se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, e ka kërcënuar që të mos flasë për Ilir Karçinin.

“Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat . Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar. Në kohën kur Didi ka qenë drejtor i përgjithshëm ka ardhur në qelinë time më ka presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilajt Konomin. Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, u vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane. Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale” tha Sinani gjatë një telefonate për “News 24”.

l.m

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Eshte bere nje mutsihane i madh fare ky vend dhe nje dite do shperthej, sepse nje dite gjithmone shperthen.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.