Taulant Balla shpjegon konceptin e zgjedhjes së kryetarit direkt nga statuti: Po ndjekim modelin e Laburistëve, s'na del koha të ndryshojmë rregullat se po qeverisim qytetarët

Postuar në 18 Korrik, 2015 12:22

Partia Socialise ka dhënë më në fund një shpjegim zyrtar dhe ka zbardhur të gjitha dilemat pse në këto 3 vjet nuk janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e saj. Konceptin e ka shpjeguar fare thjeshtë nënkryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, mekanizëm që në fakt mund të ishte kuptuar nga afrimiteti i Edi Ramës me këshilltarin e tij Tony Blair.  “Ju e dini të gjithë ne jemi parti anëtare e socialistëve europianë, ku jemi të detyruar për shkak të përkatësisë në familjen më të madhe evropiane të zbatojmë rregullat më të mira të familjes ku ne bëjmë pjesë. Ka një dallim shumë të madh të modaliteteve kur kryetari zgjidhet me parimin një anëtar një votë dhe kur partia fiton zgjedhjet dhe modeli më i mirë është Partia Laburiste. Gjithçka po bëjmë ne është të ndjekim mënyrën si funksion Partia Laburiste si një prej partive më të organizuara, ndërkohë që ka modalitete të tjera kur kryetari zgjidhet nga kongresi. Rasti i partisë Socialiste është kur kryetari zgjidhet me parimin një anëtar një votë dhe kur kryetari është i konfirmuar për shkak të votës popullore”-theksoi Balla. Por për të legjitimuar këtë normë, duhen bërë ndryshime në statut, por Taulant Balla thotë se në dy vitet që vijnë Partia Socialiste nuk ka kohë pasi do qeverisë për qytetarët. “Nuk ka kohë për ndryshime në statut, ndryshimet bëhen atëhere kur organet drejtuese të partisë vlerësojnë se ka ardhur koha për të bërë ndryshime dhe ne menduam që në këtë periudhë të dytë të qeverisjes sonë katërvjeçare ku fokusi ynë janë qytetarët dhe ajo që do doja të dilte shumë e qartë nga mbledhja e asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste është që ne do të shkojmë në çdo cep të territorit sepse kemi marrë një mandat për të qeverisur çdo cep të Shqipërisë”-deklaroi Taulant Balla.

l.m

Comments

Submitted by Balla, Hekri i ... (not verified) on

Rama e kishte tmerrisht seriozisht, kur njoftoi se Trageti i Ri ne Durres do te mbrrij diten e Lindjes se Taulant Balles!

Balla eshte kthyer ne personin me te nevojtorshem te shefit te Partise: sa here qe ka nevoje, dhe kudo qe Shefi ka nevoje, Tao gjendet atje.

Hekri ishte saldator, por per te spatruar Sigurimin nga Kadriu, Shefi e gradoi si Minister i Perbrendshem.

Me perpara, Hekri mbajti nje fjalim per zevendesimin e gomarit me Trenin qe do mbrrinte edhe ne Vlone.

Balla, Hekri i Ri i Partise, ia hedh fajin per shkeljen e rregullave te partise, laburisteve ingilize...!

Hajde mos e merr seriozisht edi ramen me keta bashkepunetore te tij, qe zgjidhen per t'ju pergjigjur Ben Blushit!

Mos u sekelldis, Beno: do duhen romane te tere, qe te shkoqiten ato qe bejne vaki aty! Nuk e kemi fituar ende betejen me haxhiqamilistet.

Submitted by Samir (not verified) on

Nuk kane kohe socialistet, apo kane frike se mund te mos zgjidhen? Anashkalimi i rregullave eshte shkelje demokracie, dhe mos votimi eshte nje shenj autokracie dhe frike, apo jo z. Tau Lant?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.