Tatimet sekuestrojnë biznesin e vëllezërve Frroku. I kishin 8.6 milionë lekë detyrime shtetit. Komunikohet tani, por vendimi ka dy muaj që është marrë

Postuar në 17 Korrik, 2015 11:17

Drejtoria e Tatimeve te Tiranës ka vënë nën sekuestrim Kompaninë “AM-L Group” në pronësi të familjes Frroku.Kompania me aksionere Grand dhe Arben Frrokun në kuotat 50 %, gjendet në zonën e kombinatit. Sipas tatimeve, AM-L Group ajo ka një detyrim tatimor prej 8.6 milionë lekë pasojë e faturave të papaguara të TVSH-së, tatim-fitimit dhe sigurime shoqërore. Përmes sekuestrit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pengon mundësinë për të tjetërsuar titujt e pronësisë
Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve I është bërë e ditur se kjo masë sekuestroje vihet për të mos lejuar shmangien e detyrimit tatimor, pasi subjekti mund të kërkojë tjetërsim të titujve të pronësisë.
Vendimi i sekuestros vlerësohet të jetë marrë dy muaj më parë, ndërsa muajin e kaluar i është komunikuar Qendrës Kombëare të Regjistrimit.
AML, eshte grup biznesit që u përket vellezërve Arben, Mark e Leonard Frroku. Arben Frroku është dënuar me burgim të përjtshëm, në mungesë, për vrasjen e kryekomisarit Artan Lamaj, ndërsa Mark Ffoku gjendet është i arrestuar. Mbi të rëndon akuza e vrasjes së Aleksandër kurtit në Belgjikë, 16 vite më parë.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.