Smatphone rrezik për njerëzit

Postuar në 16 Qershor, 2014 07:43

 

A keni provuar ndonjëherë të rrini për një kohë gjatë pa përdorur smartphone-nin tuaj ose pa e përdor atë me ndonjë qëllim të caktuar? Nga studimet e shumta që janë bërë kohët e fundit njerëzit janë bërë vartës të smartphone-ve të tyre. Sasia e kohës që njerëzit konsumojnë në rrjetet sociale ose nëpër internet duke shkarkuar video ose duke parë filma është i ndryshëm.Një rol të rendësishëm për konsumimin e orëve të zgjatura para kompjuterit ose duke punuar me smartphone-ët e tyre luan dhe vendi ku njerëzit jetojnë ." Në Singapor mesatarisht një njeri konsumon rreth 38 minuta në Facebook  gjatë një dite , gati dy herë më shumë se një person në amerikë”.thotë një studim i fundit i bërë nga Experian.
 
Sipas Adrian Wang, psikiatër në Qendrën Mjekësore Gleneagles në Singapor,ka nxjerr një përfundim që varësia e të qëndruarit para kompjuterit dhe përdorimit me kohë të zgjatur i smartphone-ve mund të klasifikohet si një çrregullim psikiatrik. "Pacientët vijnë për probleme të ankthit të lidhura me stresin, ose probleme personale të ndryshme që ata kanë por ajo që me bën të cuditem është që ata mund ti përballojnë qëndrimin para kompjuterit me orë të tëra" tha Wang në një raport të South China Morning Post". "Numërohen rreth 10 simptoma të stresit" shtoi ai .
 
Në të kaluarën ishin lojrat online që mbanin njerëzit me orë të tëra para kompjuterit kurse në ditët e sotme janë trend videot dhe rrjetet sociale. Një tjetër problem është se qëndrimi para kompjuterit gjithashtu dhe përdorimi i shumtë i smartphone-ve sjell probleme jo vetëm psikologjike por dhe fizike tek shumë njerëz vecanërisht tek të rinjtë. Dhimbje koke ,dhimbje qafe,dhimbje të syve janë simptomat e para që shfaqen. Shumë njerëz duke qëndruar me kokën ulur dhe gjithashtu duke lëvizur kokën vazhdimisht sepse celularët e tyre i mbajnë dhe duke ecur nëpër rrugë kjo gjë sjell jo vetëm dhimbje e koke por dhe të qafës. Konsumimi i orëve të tëra para kompjuterit dhe përdorimi i celularëve me orare të zgjatura pa pasur një qëllim të vërtet  sjell probleme të rënda në jetën e njerëzve. Mos vallë problemin e kanë rrjetet sociale, ose kompanit që nxjerrin në treg smartphone apo njerëzit që nuk dijnë të organizojnë kohën e tyre ?
 
 

 

 

i.h

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.