Siguria nga kriza/ Rezervat valutore të Shqipërisë arrijnë rekord, mbulohen importet për më shumë se 5 muaj

Postuar në 03 Korrik, 2015 08:58

Shqipëria ka valutë sa për të përballuar 5.5 muaj importe. Sipas “Monitor” rezervat valutore të vendit arritën në një nivel rekord në fund të vitit 2014, sipas statistikave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Sa më të larta rezervat, aq më e mbrojtur është ekonomia shqiptare ndaj goditjeve të papritura të jashtme. Rezervat valutore mbahen kryesisht në dollare, euro dhe ar. “Monitor” thotë se ky është dhe niveli më i lartë i arritur ndonjëherë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe në muaj importe. Sipas statistikave, në 2014-n, rezervat valutore u rritën me 8.7% për të arritur në 2.2 miliardë euro. Rekordi është arritur dhe në mbulimin e muajve të importit. Në kuadrin e marrëveshjeve të FMN-së që ka pasur Shqipëria, akumulimi i rezervave valutore është përcaktuar në programin monetar si një nivel dysheme i mjaftueshëm për të mbuluar 4 muaj importe, nivel ky që vazhdohet dhe respektohet edhe sot. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.