Shtohen azilkërkuesit nga Shqipëria drejt Gjermanisë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti u larguan afro 22 mijë shqiptarë

Postuar në 19 Korrik, 2015 02:53

“Një vend që kërkon të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, nuk mund të ketë kërkesa për azil në vendet e Unionit”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë duke bërë të qartë se synimi i Gjermanisë është për forcë punëtore të kualifikuar nga Shqipëria. Por, shifrat tregojnë se shqiptarët e Shqipërisë, ende vazhdojnë të ikin drejt Gjermanisë. “Evropa e Lirë” raporton se numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka arritur një tjetër rekord në muajin qershor prej 5,932 shtetasve shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend. Në muajin maj numri i kërkesave ishte 4,922 dhe në prill 4,794. Sipas të dhënave të fundit publikuar nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion, për sa u përket kërkesave për azil, shqiptarët kanë zënë vendin e dytë.

Ajo çfarë vihet re është që vendet të tjera në rajon kanë një numër disa herë më të ulët krahasuar me Shqipërinë, raporton “Evropa e Lirë”. Nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion në gjashtë muajt e parë të këtij viti afro 22 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të aplikuar për azil vetëm në Gjermani.

Ndërkohë, Shqipëria synon që këtë vjeshtë të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por edhe gjatë muajit korrik janë shënuar raste të largimeve masive drejt Gjermanisë, kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.