Shqipëria mbetet streha e fundit

Postuar në 20 Korrik, 2015 13:35

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian do të vendosin sot për të shpallur vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende të sigurta të origjinës. Efekti i këtij vendimi është se kërkesat për azil do të refuzohen dhe se azilkërkuesit do të riatdhesohen. Është ndoshta një rast i paprecedentë dhe cinik që brenda një kontinenti të vendoset ky lloj blloku për të drejtën e punës, pasi emigrimi është në thelb kërkesë për punë. Duke lënë mënjanë këtu murin që po ngre Hungaria, mund të thuhet se BE po sanksionon sot një nga aktet më konservatore të politikës së vet. Mesazhi: Europa nuk është shtëpia juaj. Kjo vlen edhe për azilkërkuesit shqiptarë që janë në krye të listës për nga numri.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.