Shqipëri-Gjermani, beteja e humbur me eksportet dhe investimet, partneri i parë tregëtar ndaj Serbisë

Postuar në 08 Korrik, 2015 02:39

Ndërsa Gjermania është destinacioni kryesor i eksporteve të pothuajse gjithë rajonin, në Shqipëri ajo renditet vetëm e teta, teksa është investitori i gjashtë më i madh në vend. Ndërsa i gjithë rajoni ka si destinacion kryesor të eksporteve Gjermaninë, Shqipëria ka mbetur shumë prapa. Gjermania ishte partneri i tetë i eksporteve të Shqipërisë në vitin 2014, me 2.8% të totalit, (7.2 miliardë lekë, apo rreth 51 milionë euro), nga vendi i katërt që zinte në 2005-n, me rreth 3.3% të totalit. “Monitor” thotë se ndonëse Shqipëria po rezulton së fundmi e preferuara e Gjermanisë dhe e kancelarës Angela Merkel në Ballkan, ekonomia më e fuqishme e Europës është larg radarit të tregtisë së bizneseve, ndërsa investimet e mëdha gjermane mungojnë. Deri në fund të vitit 2014, Gjermania ishte partneri i tetë tregtar për eksportet dhe i katërti për importet, ndërsa është investitori i gjashtë më i madh në vend, një panoramë krejt e ndryshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit, që janë shumë më të lidhura me ekonominë me konkurruese të Europës. Gjermania është një ndër destinacionet kryesore të eksporteve edhe për Bullgarinë e Rumaninë, ndërsa përveç Shqipërisë nuk është në listën e pesë të parave as në Malin e Zi. Ndërkohë gjermania është partneri i parë për eksportet edhe i Serbisë, me 11% të totalit, po të njëjtën peshë zënë dhe eksportet drejt Italisë, ndërsa Bosnja është partneri i tretë, me rreth 9%, shkruan “Monitor”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.