Shkarkohen dhe ndiqen penalisht tre kujdestaret e abuzimit me jetimët në Shkodër. Edhe ministri Klosi “dënon ngjarjen”

Postuar në 07 Korrik, 2015 03:53

Si për të treguar reagim të menjëhershëm pas ngjarjes, shkarkimin e kujdestareve që abuzuan me fëmijët jetimë në Shkodër sipas ibnvestigimit të Agon Channel e njoftuan disa instanca. Pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Ça thu” kanë nisur hetimet nga ana e Policisë së Shkodër. Procedimi penal ka nisur ndaj tre kujdestareve, Edvana Sulaj, Albert Reka dhe Manjola Vanishta. Akuza ndaj tyre është për dhunë mbi fëmijët dhe shkelja e të drejtave të tyre. Drejtorja e Shtëpisë së Fëmijës Parashkollor Shkodër, Anjeza Gjeluci, ka njoftuar shkarkimin e  tre punonjësve që shfaqen në video. Krahas shkarkimit nga puna, Drejtoresha ka bërë edhe kallëzim penal ndaj tyre. Nga ana e tij, edhe ministri Blendi Klosi njoftoi në një dalje për shtypin, shkarkimin e tre kujdestarëve, duke e quajtur ngjarjen “të turpshme”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.