Shënim: A duhet të vazhdojnë faljet e muslimanëve në bulevard? Pse besimtarët nxirren në rrugë për të kryer lutjet me bekimin e politikës dhe Komitetit të Kulteve?

Postuar në 17 Korrik, 2015 12:43

Është kthyer në traditë ose më saktë ngjarje kulturore dhe mediatike për kryeqytetin falja e namazit në bulevardin kryesor të Tiranës. Cdo vit përcillet e njëjta pamje, arteria qendrore e kryeqytetit "pushtohet" për disa orë nga besimtarët muslimanë që kanë të drejtën legjitime të kryejnë ritet e tyre fetare, por jo të zaptojnë hapësira publike që u shërbejnë të gjithëve në emër të përkushtimit për Zotin. Ne mungese te hapesirave te pershtatshme, te tilla veprimtari masive mund te kryhen ne ambjente te hapura, sic jane stadiumet, duke mos penguar jeten e kryeqytetit. Në vitet e para derdhja e besimtarëve në bulevard u justifikua me argumentin se Komunitetit Musliman i mungonte një hapësirë e mjaftueshme për të kryer lutjen e namazit dhe ky demostrim shtoi presionin që ky komunitet të kishte si gjithë komunitetet e tjera një xhami të denjë për të kryer të gjitha ritet. Këtë privilegj e fituan të parët besimtarët muslimanë të Shkodrës, pas ngritjes së xhamisë më të madhe në Ballkan. E megjithatë falja e Namazit në kryeqendrën e Veriut vazhdon të kryhet në rrugë. Edhe në Elbasan ku deri dy vjet më parë lutja kryhej në Pallatin e Sportit, krerët lokalë të Komunitetit Musliman vendosën që ajo të kryhej në bulevardin e qytetit. Duket si një harmonizim i përpjekjeve për të kopjuar Tiranën që mban edhe kurorën e elitës fetare të vendit. Kjo qasje është kritikuar shumë edhe nga vetë pjesëtarë të besimit islam që kanë shfaqur hapur papajtueshmërinë me këtë mënyrë faljeje që ata e quajnë spektakël. Ja se çfarë shkruan faqja e-zani.com në një shkrim të pak ditëve më parë, risjellë nga një shkrim i mëhershëm:
"Nga ana tjetër, mbyllja e xhamive është një akt i pashembullt në kurriz të besimtarëve të thjeshtë që duan përunjësi dhe jo pompozitet, dhe që mendojnë se takimi me Zotin është më dinjitoz në shtëpitë e Tij sesa në trotuare bulevardesh. Ky është rasti i parë në 20 vjet pas ndalimit të fesë, që xhamitë e kryeqytetit mbyllen për faljen e një namazi, gjë që e bën atë të paprecedent...Teksa kemi vendosur pankarta në katër anët e qytetit duke kujtuar banorët e kryeqytetit se ky është muaj i harmonisë, faljes e i mëshirës, a kemi menduar se për kaq e kaq banorë pa ndjeshmëri fetare si tonat, këta altoparlantë pengojnë gjumin e pushimin e natyrshëm të natës? Për këta banorë që u duhet të ngrihen herët në mëngjes për të vajtur në punë, a ka sjellë Ramazani harmoni e falje në lagjen e tyre apo shqetësim e lodhje?"(http://www.e-zani.com/2015/07/12/spektaklet-e-trishtuara-te-...).
Dhe ajo që bie në sy është se dalja masive dhe bllokimi i bulevardit për nevoja fetare bëhet me pjesëmarrjen e njerëzve të politikës dhe për më tepër të kryetarit të Komitetit të Kulteve, personazhe që në faljen e sivjetshme ishin rreshtuar në radhën e parë të besimtarëve për të treguar përkushtimin ndaj Zotit.
l.m

Comments

Submitted by Putin (not verified) on

Ata te e-zanit nuk jane thjesht mysliman, jane myslimane elitare :P mos jua merrni per te madhe, por skeni faj ju se nje idiotllek qe shkruajne ata keni ploitesisht te drejt ta merrni si argument kunder

Submitted by anti putin (not verified) on

O putin sinqerisht ju jeni qesharake. Me ju bejne qef dite e nate keta te respublikes dhe soji i tyre. Ju vazhdoni tu jepni supe e qofte per punen e "vyer" dhe "fisnike" qe bejne keta, sidomos ne dite si kjo e sotmja. Medet per ne cna ka gjet me ju...

Submitted by redaksia (not verified) on

Cfare do te thote "soji i tyre"? Meqe komenton ne faqe, mendoj se "ke detyrimin" te na sqarosh se cilit soj i perkasim ne kategorizimin tuaj.

Submitted by Putin (not verified) on

@ Redaksia: Mos ua merrni per te madhe, keta djemkat e e-zanit kane marre ne dore perfaqesimin intelektual te myslimaneve. I kane dhe te drejten vetes qe te japin edhe fetva kur eshte nevoja, te shajne ndonje hoxhe, etj etj, gjera te ngjashme,,,sjellje diversantesh me pak fjale :D Me kete filozofi degjeneruan faqen ezanit dhe tani kane kaluar ne faqe te tjera me fondet e Turqise duke dale "sheshit" me te njejten logjike.

@AntiPutin Edhe une jam anti-putin, por jo kaq trashe sa ty. Ik merr ndonje burse shkolle tani nga Turqia  se fillon shkolla ne shtator. Apo te kane premtu fonde per shoqate? apo per portal online?

Submitted by anti putin (not verified) on

Tani o je Putin ose je AntiPutin, nuk mund te jesh te dyja....ose je konfuz e nuk di se c'flet. Ske faj se ka qene vape, gjithsesi mos u merzit se do bie vapa e do kthjellohesh...

Submitted by anti putin (not verified) on

Sojit te gazetareve jo profesioniste, dashakeq, e qe perdorin dy standarteshin dhe dizinformojne publikun per interesa miskine. Shkrimi ezanit eshte nxjerre qellimisht nga konteksti nga JU per te mbeshtetur 'teorine tuaj' qe dukshem diskriminon nje grup te caktuar te shoqerise! Nderkohe qe akoma nuk na keni shpjeguar se si ndryshon ne kendveshtrimin tuaj parada gay(0.00000001% e popullsise) zhvilluar ne te njejtin bulevard para do kohesh, dhe e cila ka gezuar mbeshtetjen tuaj te plote, nga falja e bajramit ne bulevard nga besimtaret myslimane (67% e popullsise) kete te premte??!!

Submitted by Anolian (not verified) on

Ilir Hoxholli ja ka marre doren ketyre ceremonive qe kur bente protesta per xhihad ne Siri vite me pare. Komenti juaj eshte me vend. Islami me institucionet e tij ne Shqiperi qe i jane nenshtruar qeverise Rama, tani bejne exibicionizem ne rruge, per ti treguar keshtu Rames forcen e besimtareve e cila manipuluohet nga Shpetim Idrizi dhe Ilir Hoxholli. Eshte bere nje aleance e mallkuar ne emer te shenjterise se fese. Me pak fjale kemi te bejme me nje mekatim publik.

Submitted by Putin (not verified) on

Respublica, me shkrimin tuaj nuk jam aspak dakord, por per nje gje ju pergezoj: Keni mundesuar qe Jazexhiu dhe djemkat e "pershtatur" te komentojne nen te njejtin link. Arritje e madhe duke njohur te shkuaren e tyre :D

Submitted by e-zani i nalte (not verified) on

Nuk mund te kete vecse te mire nga kjo forme komunikimi qe kerkon te shohe shqetesime te perbashketa edhe midis qytetaresh me prizme te ndryshme. Vlen te kujtojme ketu gjithsesi se si bulevardi kryesor i qytetit, ai perdoret shpesh qofte per mitingje politike, festa, koncerte, parada e LGBT-se, pritja e papes apo falja e Bajramit. Te gjithe keta qytetare kane te drejta mbi ambjentet publike te qytetit. Nese shqetesimi eshte per te tere, s’kish pse te pritej Bajrami (5 e mengjesit) per ta shprehur kete.

Se dyti, shqetesimi i ngritur nga faqja juaj mund te jete per te tera keto raste, por perdorimi i bulevardeve kryesore per evente publike grupesh etnike apo fetare apo bashkesi qe vete-definohen ne baze te orientimit seksual ndodhin rendome ne shume vende. Mjafton te shohim paradat e puertorikaneve, homoseksualeve, hebrenjve, arabeve etj ne avenue 5 ne New York, ku rendome dalin edhe politikane ne mbeshtetje te tyre.

Shqetesimi qe kemi ngritur sigurisht nuk eshte ngushtesisht fetar por dhe qytetar dhe mbeshtesim idene qe bashkesite fetare, perfshi tonen, duhet te konsiderojne sensibilitete jashte bashkesise se tyre, por njekohesisht nuk besojme se kjo delegjitimon perdorimin e tyre te abmjenteve publike.

Zyrtaret qe marin pjese ne lutje kane dhe nje jete private, ashtu si dhe nje qendrim fetar, e kesisoj ata kane te drejten e tyre te marin pjese ne lutje apo procesione fetare publike.

Shpresojme qe keto qendrime si dhe shenimi nga koleget e Respublica te kete ndihmuar lexuesin ne konsiderimin e kahjeve te ndryshme te ketij debati.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kam vetem nji pyetje: Kur perdorim termin "Islam" a nenkuptojme vetem Besimin Fetar apo ne Islam perfshihen Besimi Fetar se bashku me ligjin shtetnor te Sheriatit ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.