Samiti urgjent i Eurozonës, Juncker: Dikush punon për ta nxjerrë Greqinë nga euro…

Postuar në 07 Korrik, 2015 07:09

Kryeministri Cipras pritet të paraqesë propozime të reja në samitin e sotëm urgjent të Eurozonës, nën presionin e udhëheqësve të BE-së për të sjellë projekte të besueshme. Ndërsa Greqia po harxhon rezervat e fundit të euros kesh, Cipras duhet të bindë 18 liderët e Unionit për hapjen e negociatave të shpejta për një hua të re për shpëtimin e vendit. "Reuters" i referohet në këtë sfond, edhe një përplasjeje të prapaskenës mes presidentit të Komisionit Europian Juncker, dhe ministrit gjerman të Financave Schauble, për të cilin ka thënë, pa përmendur emra: "Dikush në BE po punon hapur dhe fshehtaz për përjashtimin e Greqisë nga eurozona"”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.